Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dita Ndërkombëtare e Paqes, shprehjet që duhet të dini në këtë ditë

Dita Ndërkombëtare e Paqes, shprehjet që duhet të dini në këtë ditë
September 21
16:11 2016

Lufta për paqe në botë është një qëllim që nuk duhet të braktiset kurrë. Dita Ndërkombëtare e Paqes u rikujton njerëzve se paqja është e vlefshme për të gjithë.

Më poshtë do të gjeni disa prej shprehjeve më të bukura dhe të përdorura për këtë ditë, nga njerëz të cilët janë një frymëzim për njerëzimin. E përbashkëta e këtyre shprehjeve është besimi se paqja është një udhëtim.

  1. “Një fjalë që sjell paqe është më e mirë se një mijë fjalë boshe”,- Buda 2
  2. “Fitoret e vërteta dhe të qëndrueshme janë ato të paqes dhe jo të luftës”,- Ralph Waldo Emerson
  3. “Në qoftë se doni paqe mos flisni me miqtë, por me armiqtë tuaj”,- Desmond Tutu.
  4. “Paqja nuk mund të mbahet me forcë, por mund të arrihet me mirëkuptim”, – Albert Einstein.
  5. “Paqja nuk është mungesë konflikti, është aftësia për të trajtuar konfliktin me mjete paqësore”, –Ronald Reagan.
  6. “Ata që janë në luftë me të tjerët nuk mund të jenë në paqe me veten”,- William Hazlitt.
  7. “Paqja fillon me një buzëqeshje”, – Nënë Tereza.
  8. “Imagjinoni të gjithë njerëzit që jetojnë në paqe. Ju mund të thoni se jeni një ëndërrimtar. por unë nuk jam i vetmi që shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne dhe bota do të jetë një”, –Xhon Lenon.
  9. “Paqja dhe drejtësia janë dy anët e së njëjtës medalje”, –Dwight D Eisenhower.
  10. “Kur fuqia e dashurisë të kapërcejë dashurinë për pushtetin, bota do të dijë për paqen”, – Jimi Hendrix.
  11. “Ne kurrë nuk mund të gjejmë paqe me botën e jashtme, derisa të bëjmë paqe me veten”, – Dalai Lama.
  12. “Nëse nuk kemi paqe kjo ndodh sepse kemi harruar që i përkasim njëri-tjetrit”, – Nënë Tereza.
  13. “Paqja nuk është një qëllim i largët që e kërkojmë, por një mjet për ta arritur këtë qëllim”, – Martin Luther King. /Blitz.al/
Shperndaje