Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa truke “magjike” se si të lehtësoni jetën tuaj

Disa truke  “magjike” se si të lehtësoni jetën tuaj
October 04
12:54 2016

Sa herë jeta ju ka mposhtur? Kjo është diçka që ndodh shpesh.

Ndiheni të lodhur dhe të pafuqishëm, por duhet të qetësoheni, të pushoni dhe të lehtësoni jetesën tuaj. Më poshtë do të gjeni disa truke “magjike” se si mund ta lehtësoni jetën tuaj.

  1. Zgjidhni të jeni të lumtur. Duhet të mësoheni që në jetë ka fitues dhe humbës. Jeta është një lojë që duhet të fitoni shumë pikë. Duhet të përcaktoni qëllimet tuaja dhe të jetoni një jetë të lumtur. Tregohuni mirënjohës dhe vlerësoni gjërat që keni.
  2. Imagjinoni sikur kjo është dita e fundit në Tokë. Duhet të reflektoni që jeta është shumë e shkurtër dhe duhet të bëni gjërat që ju bëjnë të ndiheni më mirë.
  3. Njerëzit mund të shkaktojnë dëme, por ju duhet t’i falni ata dhe mos të lejoni t’ju mposhtin.
  4. Mendoni çfarë do të bënit sikur të humbnit çdo gjë. Duhet të dini të mbijetoni sepse jeta është shumë e rëndësishme, pavarësisht asaj që ndodh.
  5. Thoni jo! Jepni një përgjigje negative për gjërat që ju nuk dëshironi të bëni, askush nuk mund t’ju detyrojë.
  6. Flini mjaftueshëm. Mos tentoni të bëheni një “superman”, ju duhet të flini 8 orë gjumë për të qenë efektivë gjatë ditës. Krijoni një rutinë dhe mos lejoni asgjë që t’ju prishë gjumin.
  7. Zbuloni njerëzit që kanë vlera. Mos rrini me njerëz negativë, të cilët mund t’ju bëhen pengesë. Zgjidhni dhe krijoni afrimitet me njerëzit e duhur.
  8. Këtë e bëjnë shumë njerëz për të qenë të fokusuar në mesin e një kaosi. Meditimi sjell shumë përfitime duke përfshirë përmirësimin e kujtesës, fokusit dhe duke reduktuar stresin.
  9. Thjeshtoni qëllimet tuaja, pavarësisht se ato janë të mëdha duhet të fokusoheni në plane. Merrni këshilla dhe lehtësoni qëllimet që keni.
  10. Rizbuloni ëndrrat e fëmijërisë. Bëhuni realist dhe mendoni për ëndrrat që keni pasur dikur e cilat prej tyre mund të realizoni brenda mundësive që ju jepen./Blitz.al/
Shperndaje