Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Disa prej zakoneve nga të cilat duhet të hiqni dorë

Disa prej zakoneve nga të cilat duhet të hiqni dorë
August 10
18:56 2016

Shpeshherë mund të thoni ose bëni disa gjëra që janë të dëmshme për suksesin tuaj. Duhet të mësoheni të hiqni dorë prej disa zakoneve tuaja, të cilat janë duke ju prishur punë. Më poshtë do të gjeni 5 prej zakoneve më të dëmshme.

  1. Ju shpesh përdorni fjalët: “Nuk kam kohë tani”

Mos e përdorni më këtë fjali, por edhe në qoftë se nuk keni kohë mund t’i thoni dikujt tjetër t’ju ndihmojë ose të merreni me atë që ju thuhet kur të jeni pak më të lirë. Duke thënë se nuk keni kohë tregoni mosinteresim.

2. Nuk e keni mendjen kur të tjerët janë duke folur

Shumë sipërmarrës e kanë të vështirë të fokusohen në një çështje, por kur të tjerët janë duke folur ju duhet t’i dëgjoni me vëmendje sepse ata mund të kenë ide të domosdoshme. Mbani kontakt me sy për të qenë një dëgjues aktiv.

3. Ju injoroni këshilla dhe ide

Dëgjoni këshillat apo idetë që ju japin të tjerët dhe mos i injoroni ato, sepse mund të jenë ide që ju duhen për të arritur sa më shumë sukses. Përpara se të vendosni të injoroni një ide apo sugjerim mendoheni një herë sepse ndoshta ia vlen.

4. Ju besoni se diçka të mirë mund ta bëni i vetëm

Ju keni shumë besim në vetvete, por  kjo nuk do të thotë që të mos merrni edhe mendimin e dikujt tjetër. Me ndihmën e dikujt ju do ta arrini më shpejt dhe me më shumë sukses atë që kërkoni të arrini.

5. Ju injoroni nevojat e trupit tuaj

Ju vini punën mbi çdo gjë dhe nuk kujdeseni për veten tuaj.  Lodhja, pagjumësia dhe shëndeti jo i mirë nuk ju ndihmojnë në punën, kështu që duhet të kujdeseni për veten që të keni një punë të suksesshme./Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje