Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dilema më e madhe që të gjithë stepen para se të përgjigjen: Do të vrisnit një person për të shpëtuar pesë të tjerë?

Dilema më e madhe që të gjithë stepen para se të përgjigjen: Do të vrisnit një person për të shpëtuar pesë të tjerë?
June 09
13:47 2016

Kjo dilemë na vë në një pozitë të tillë sa të peshojmë pasojat e një veprimi  dhe rezultatin e tij, nëse do të jetë i mirë apo jo.

Në fakt, kjo lloj dileme vë në provë intuitën tonë morale dhe është përshtatur në skenarë të ndryshëm, si lufta, tortura, në atë që quhet vdekje e vullnetshme, madje është kthyer në histori treguese për shumë filma të suksesshëm. Konsiderojmë për një moment një ngjarje të tillë: paramendojmë se jeni një mjek dhe keni pesë pacientë të cilët kanë nevojë për transplante për të jetuar. Dy prej tyre kanë nevojë për  mushkëri, dy të tjerë për veshka dhe një i pestë për zemër.

Supozojmë se në repart ndodhet një pacient tjetër i shtruar nga një dëmtim në këmbë. Por përveç thyerjes së kockave të gjitha organet e tjera janë në rregull. Kështu, a do e vrisnit një pacient për të shpëtuar 5 të tjerë? Dhe në këtë rast, si në dilemën e famshme të tramvajit ku me një lëvizje të levës në një stacion treni mund të shpëtoheshin pesë persona, por të vritej një, shumica e njerëzve që janë pyetur e kundërshtonin faktin se duhej të vritet dikush.

Një shkencëtar i quajtur Foot argumentoi se ka një dallim midis të vrasësh dhe të lësh dikë të vdesë, të jesh ti ai që e bën apo thjesht një figurant, individ  pasiv.  Studimet e bëra nga neurologët dhe shkencëtarët kanë hetuar se cila pjesë e trurit bëhet aktive kur njerëzit vihen përballë dy variacioneve të dilemës.  Ata shpjeguan se versioni i parë, ai i shpëtimit të pesë personave, vë në funksion anën logjike dhe racionale dhe arsyeja pse do e bënin këtë zgjedhje ishte për të shpëtuar më shumë jetë. Por ana tjetër vë në punë anën emocionale dhe bën aktive pjesën që lidhet me ndjenjat e njeriut. Ndoshta brejtja e ndërgjegjes do të ishte më e madhe nëse e sheh në pikëpamjen se duhet të vrasësh dikë.

Jo të gjithë u përgjigjen dilemave në të njëjtën mënyrë, ndaj këto eksperimente janë bërë për të nxitur diskutimin mes ndryshimit të vrasjes dhe të lësh dikë të vdesë.

Shperndaje