Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhuratat praktike dhe pa shumë shpenzime qe mund ti bëni të dashurit ose bashkëshortit tuaj

Dhuratat praktike dhe pa shumë shpenzime qe mund ti bëni të dashurit ose bashkëshortit tuaj
January 10
23:34 2019

Ekziston ideja se të bësh një dhuratë për të dashurën ose bashkëshorten është diçka e vështirë, por në fakt nëse je i vëmendshëm dhe e dëgjon atë që ajo thotë dy ditë para ditëlindjes do e kuptosh çfarë duhet ti blesh. Sigurisht, dhuratën duhet ta shoqërosh edhe me lule. Gjithsesi ajo që është më e vështirë është kur vajzat duhet ti bëjnë një dhuratë të dashurit ose bashkëshortit, sepse meshkujt në fakt nuk e dinë çfarë duan, ose nuk e dinë atë që duan derisa e shohin. Patjetër që lekët në dorë bëjnë punë, madje metoda “Meri këto lekët dhe bleji ça të duash” është goxha efektive, por ndonjëherë edhe çunat kanë nevojë për ndonjë dhuratë. E nëse ditëlindja e partnerit tuaj është duke u afruar, pse jo dhe përvjetori juaj, këto janë disa nga dhuratat praktike që mund ti bëni atij.

1.Një portofol

Edhe nëse portofoli i tij është në gjendje të mirë, mund ti blini një të ri. Sepse që në momentin kur do ja japësh, edhe nëse nuk ka nevojë për një tjetër ai do ta mbajë. Kjo pasi një portofol i ri duket gjithmonë mirë dhe meshkujt kanë të njejtën marrdhënie me këtë aksesor siç kanë femrat me këpucët, mund të kenë 100 copë, sërish e duan një tjetër. Është një dhuratë e mirë sidomos nëse ai është i fiksuar pas kombinimit të veshjeve dhe aksesorëve. Mund ti vendosësh dhe një 10 mijë leksh brënda kur t’ja japësh, e ke parasysh, për fat të mirë.

2.Doreza dimri ose shall

Sepse ata nuk e dinë që kanë nevojë për to, derisa ti mund t’ja blesh dhe më pas do fillojnë ti veshin çdo ditë. Sidomos dorezat, madje nëse janë gjysma, nga ato që ti lenë gishtat jashtë në mënyrë që të përdorësh dhe telefonin do ishin shumë praktike. Ndërkohë që për shallin, shumica e meshkujve e shohin si një aksesor të panevojshëm, ose një dicka që e përdorin vetëm gocat, deri në momentin që zbulojnë sa ngohtë i mban. Kështu që mos kini frikë t’ja dhuroni, do ta vendosin herët ose vonë dhe do ta shoqërojnë me ndonjë shprehje të tipit: “Ku paskemi qenë”.

3.Një termus

Sidomos nëse partneri juaj është një nga ata çunat që shkon me çantë në shkollë ose në punë. Nuk ka gjë më komode se një termus, akoma më shumë kur ai është “fans” i kafes. I kursen kohë, pse jo para, dhe është shumë praktik. Mund të mbajë ngrohtë kafen ose çajin kur është i sëmurë, mund të mbajë të freskëta lëngjet apo fundja edhe ujin nëse i duhet të qëndrojë i hidratuar. Jeni që jeni blejini dhe vetes një temus edhe bëhuni një nga ato çiftet që dilni të dy me termus me vete.

4.Atlete

Një ndihmë e vogël: Të jenë nga ato atletet që mund ti veshë dhe me xhinse, dhe me kostum sportive dhe me këmishë. E keni parasysh, si ato që vesh Edi Rama kur shkon në takimet e NATO-s. Sepse janë praktike, dhe mund ti kombinojë me shumë gjëra. Meshkujt mund të shtyjnë dhe gjithë vitin me dy palë atlete, mund të jenë dhe nga ata që veshin nga një palë të ndryshme çdo ditë. Sido që të jenë do ta vlerësojnë këtë dhuratë. Sidomos nëse janë të bardha, çunat kanë një dobësi për atletet e bardha.

5.Parfum

Nuk e di se kush e ka nisur atë legjendën urbane që parfumi është dhurata që bëhet përpara se të ndahesh, por çunat e vlerësojnë dhe do ta përdorin gjithmonë një parfum të mirë. Bonus: Nëse ja ke bërë ti dhuratë, e ke zgjedhur vetë erën që do të mbajë ai, kështu që është gjë e mirë edhe për ty. Gjithsesi përpiqu të gjesh një aromë të fortë, mos thoni që s’ju thashë.

6.Kapak telefoni

Një kapak telefoni, e dini ju, për atë pjesën mbrapa. Nëse ai është fans i ndonjë seriali apo i ndonjë filmi ose i ndonjë grupi muzikor, mund t’ja merrni kapakun e telefonit që të ketë një shprehje që përdoret aty ose me personazhin e tij të preferuar, pra të personalizuar. Do ti tregonit që ju jeni e vëmendshme dhe i njihni mirë ato që pëlqen, plus do ta bëni telefonin e tij më të bukur dhe më të veçantë. Por kujdes! Mos i bëni dhuratë një kapak telefoni me ndonjë foto tuajën si çift, është e çuditshme. Mund ti merrni dhe një xham mbrojtës, sepse janë meshkujt, janë të hutuar dhe ka shumë shanse ti bjerë telefoni nga dora.

7.Një abonim në Netflix

Por jo një abonim 1 mujor, sepse 8 dollarë është. Bëjani abonimin të paktën 3 muaj, dhe jo vetëm që do i jepni mundësinë të shohë filma, seriale, dokumentarë apo stand-up comedy së bashku me ju, por mund të praktikoni dhe atë që quhet “Netflix and chill”. Pra është një situatë “win-win”, plus me siguri do fitoni ndonjë mburrje që ai do ju bëjë te shokët: “Ej plak, e dashura ime është super pz, e di ca më bëri dhuratë, abonimin në Netflix.”. Po, kshu flasin çunat këtu.

8.Një playstation

Ndoshta dhurata më e strenjtë, por kini parasysh që çmimi i një Playstation 3 është ulur shumë, kështu që nëse jua mban xhepi, mund t’ja merrni. Të gjithë çunat janë “gamers”, pavarësisht se çfarë thonë. Plus bonus për ju, dy apo tre orë të mira në ditë kur nuk doni t’ja shihni fytyrën pas ndonjë gjëje të pandjeshme që ka thënë, mund ti harxhojë para playstation-it pa problem. Ndërkohë që një paisje e tillë mund ti lejojë që një herë në javë të organizojë një mbrëmje çunash, ku të ftojë shokët për të luajtur, kështu që më shumë kohë për ty për të ndenjur rehat. Mendojeni si një investim.

9.Abone autobuzi

Nëse ai është përdorues i transportit urban dhe mbi të gjitha nëse mardhënia juaj është e bazuar mbi humorin dhe ironinë, kjo është dhurata perfekte. Sepse do ti kurseni ca lekë për një farë kohe, dhe fytyra e tij kur ti thoni që i keni blerë një abone si dhuratë nuk do të ketë çmim. Kështu që, mendojeni njëherë, është dhe funksionale.

11.Një biletë në stadium

Nëse e ka ditëlindjen afër me ndeshjet që luan kombëtarja akoma më mirë. Pse jo dhe dy bileta, një për ty dhe një për atë që të shkoni të shihni Partizanin apo Tironën. Do i bënit qejfin, madje mund ti ndihet mirë pasi do mendojë që ti mund të bëhesh fanse e futbollit, por do e harrojë shumë shpejt kur të pyesni, me cfarë ngjyrash ishte skuadra jonë? Nëse jua mban xhepi, mund ti blini dhe një biletë për të parë skudrën e zemrës si Milani apo Interi, por kjo është opsionale, sepse nuk është dhe aq pa shpenzime.

10.”Dhurata jote jam unë”

Ëëëëëëë jo! Dmth sigurisht, që ti je një dhuratë për të, por më mirë këtë fjalinë kurseje dhe më mirë thuaji zemër harrova të të bëj një dhuratë sot, ose nuk e mora mundimin dhe nxirre për një darkë të mirë, ose jo të mirë. Ose thjesht ftoje për në dhomën e gjumit, ose kudo që mund të ndiheni rehat, sepse ndonjëherë ajo është dhurata më e mirë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje