Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata më e bukur që këta djem i bënë nënës për Krishtlindje

August 10
15:30 2016

Kur rritesh kupton se në fëmijëri gjithçka ishte më e bukur. Pothuajse të gjithë bëhen nostalgjikë kur kujtojnë momente nga fëmijëria, aq më shumë kur ato kujtime jua sjell ndërmend një fotografi. Tre vëllezër nga Filadelfia të frymëzuar pikërisht nga disa fotografi, realizuan të njëjtat foto me të njëjtat rroba dhe në të njëjtat vende njësoj si në fëmijëri, por tashmë të rritur.  Ata rikrijuan një histori nëpërmjet një albumi që ia dhuruan nënës së tyre për Krishtlindje. Reagimi i saj ishte i mrekullueshëm, e cila qante dhe qeshte njëkohësisht me gjestin e djemve të saj. Shfletoni galerinë dhe shihni disa nga këto foto. /Blitz.al/

Shperndaje