Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi që dasma juaj të jetë më e bukura? Ky është detaji që duhet të keni patjetër!

Dëshironi që dasma juaj të jetë më e bukura? Ky është detaji që duhet të keni patjetër!
October 29
12:07 2016

Dasmat më të bukura nuk janë ato për të cilat harxhohet më shumë para, por janë ato që kanë më tepër ide origjinale në detajet e ceremonisë martesore. Thënë këtë, ju vajza që jeni duke planifikuar tani ceremoninë tuaj të dasmës, mundohuni që të keni sa më tepër ide origjinale, të cilat do t’ju bëjnë të dalloni nga të gjitha nuset e tjera. E ndërsa është paksa e vështirë për të qenë një nuse ndryshe, sepse të gjitha vishen me fustan të bardhë dhe grimohen bukur, detajet e ceremonisë mund të bëjnë lehtësisht diferencën.

detaji

23-vjeçarja Colby Jordan ka gjetur një zgjidhje perfekte për t’u dalluar nga të tjerët në dasmën e saj. Së bashku me ftesat e shpërndara, ajo ka dërguar edhe një kartëpecetë, e qëndisur me datën e dasmës dhe në të është shkruar: “No ugly crying” (jo për lot të hidhur). Ky detaj origjinal me shumë mundësi do t’u ketë pëlqyer shumë të ftuarve, të cilët kanë nisur dasmën me energji pozitive. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje