Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dëshironi që aroma e parfumit në trupin tuaj të zgjasë sa më shumë? Ndiqni këto 8 truke…

Dëshironi që aroma e parfumit në trupin tuaj të zgjasë sa më shumë? Ndiqni këto 8 truke…
October 15
13:03 2018

E dinit se parfumin e keni hedhur gjithmonë gabim? Sigurisht që jo, se përndryshe do ta kishit ndryshuar mënyrën e spërkatjes. Ja përshembull, ju keni hedhur parfum tek kyçi i dorës dhe i keni fërkuar ato me njëra-tjetrën, por nuk e keni ditur që në këtë mënyrë aroma nuk zgjat shumë.

Ndonjëherë madje ju duket sikur nuk e ndjeni atë, edhe pse përdorni një parfum të shtrenjtë. Për këtë fajin e ka mënyra e përdorimit. Më poshtë mund të shihni disa truke për të mbajtur gjatë aromën e parfumit në trupin tuaj dhe të ndiheni gjithë ditën të freskët.

Para se t’ju prezantojmë truket, duhet të keni parasysh se çdo parfum përbëhet nga 3 shtresa:

Shtresa e parë: aroma e parë që ju ndjeni, e cila zhduket pas 20 minutash

Shtresa e dytë: njihet si aroma e zemrës dhe ndihet pas 15 minutash

Shtresa e tretë: është aroma më e fortë që ndihet deri në 4 orë

Por që të ndjeni të treja shtresat e parfumit ju duhet të ndiqni truket në mënyrën e duhur:

  • Aplikoni vajra pa aromë para se të hidhni parfum, në mënyrë që aroma e tij të ndihet më shumë.
  • Përdoreni atë në zonat më të ngrohta të trupit që aroma të jetë më intensive, veçanërisht tek qafa, bërrylat, gjoksi, kyçet e dorës, gjunjtë.
  • Përdorni vazelinë tek pikat ku ndihet pulsi, tek qafa dhe tek kyçi i dorës.
  • Sa më e lehtë të jetë aroma aq më pak do të zgjasë.
  • Aplikoni parfumin tuaj pasi të bëni dush.
  • Hidhni parfum në krehërin tuaj që aroma të përhapet tek flokët dhe zgjat më shumë.
  • Hidhni pak parfum në një letër dhe vendoseni atë pranë rrobave tuaja para se t’i vishni.
  • Parfumin tuaj mbajeni në një vend të errët.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje