Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jennifer Lopez, Sting dhe Enrique Inglesias këngëtarët e një dasme multimiliardere

March 30
10:14 2016

1

1
Picture 1 of 7

Djali i bilionerit Said Gutseriev, 28 vjeç,  është martuar me një 20-vjeçare, studente në Moskë. Dasma është zhvilluar këtë fundjavë dhe besohet të ketë kushtuar plot 1 miliard dollarë.

Dita e madhe është mbajtur në një restorant luksoz të Moskës, të mbushur me drita të kushtueshme dhe mure të mbuluar me lule natyrale.

Për kënaqësinë e të ftuarve kanë performuar këngëtarë të mëdhenj, si Jennifer Lopez, Enrique Inglesias, Sting dhe shifra e pagesës mendohet të ketë qenë vërtet e lartë. Nusja kishte veshur një fustan të punuar nga një dizenjuese e famshme, Eliesaab, për të cilën janë paguar 1 milion dollarë. Ky fustan ishte importuar nga Parisi dhe peshonte aq sa duheshin disa njerëz për ta transportuar dhe për të ndihmuar nusen të ngjiste shkallët.

Nusja gjithashtu mbante bizhuteri prej diamanti,  ndërsa shoqërueset e nuseve kishin veshur fustane me vlerë rreth 5,000 dollarë.

Ndërkohë të ftuarit shkonin në dasmë me makina luksoze Rolls Royces e Bentley dhe imagjinoni që ishin 600 të ftuar!

Torta ishte 9 kate e lartë dhe ia kalonte dyfish gjatësisë së një personi mesatar. Ushqime të tjera që u servirën ishin kryesisht të kuzhinës europiane dhe gjithashtu sushi special.

(Fotografitë janë siguruar nga të ftuar në dasmë për dailymail.co.uk)

Komento
Etiketimet
Shperndaje