Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashurohen nënë e bir, nëna: “Filloi me një puthje dhe përfunduam në shtrat”

Dashurohen nënë e bir, nëna: “Filloi me një puthje dhe përfunduam në shtrat”
August 09
12:48 2016

Një nënë 36-vjeçare dhe i biri 19 vjeç janë dashuruar me njëri- tjetrin dhe pranojnë çdo dënim me burg, por nuk pranojnë të shkëpusin marrëdhënien e tyre. Ata mund të dënohen deri në 18 muaj burg për incest. Mares dhe Peterson e kanë pranuar publikisht sepse po përpiqen të rritin ndërgjegjësimin për marrëdhëniet seksuale gjenetike.

Ata aktualisht jetojnë të ndarë në Clovis, Meksiko, dhe nuk u lejohet nga gjykata të jetojnë bashkë. Mares ka qenë 16 vjeçe kur lindi djalin, Peterson, dhe e dha atë për adoptim. Pas 18 vjetësh, ajo shkoi ta merrte në familjen birësuese. Ajo tregon se ka qenë dashuri me shikim të parë, që në momentin e parë që e ka takuar ajo ka ndier se Carlos do t’i ndryshonte jetën.

Ajo i ka shprehur dashurinë të birit dhe ai ka bërë të njëjtën gjë. Për Mares, kjo ka qenë gjëja më e mirë që i ka ndodhur në 19 vite. Fillimisht ata jetonin së bashku me 2 fëmijët e Mares, madje ata e quanin Peterson baba, por sapo u zbulua nga autoritetet ata u arrestuan dhe Mares nuk i lejohet të shikojë fëmijët e saj.

Peterson thotë se ai nuk e shikon Mares si nënën e tij, pasi ai është rritur në një tjetër familje. Fillimisht marrëdhënia e tyre ka filluar me një kapje duarsh e më pas përfunduan duke kryer marrëdhënie seksuale. Ata janë të gatshëm të bëjnë disa muaj burg dhe më pas do të udhëtojnë së bashku në një vend ku incesti të jetë i lejueshëm./Blitz.al/

36E86C3600000578-3725551-image-m-33_1470412208712

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje