Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dashuria më e madhe, 7 artistët shqiptarë që i dedikuan këngë fëmijëve të tyre

Dashuria më e madhe, 7 artistët shqiptarë që i dedikuan këngë fëmijëve të tyre
November 03
13:14 2018

Këngët janë art më vete, dhe sigurisht që frymëzimin artistët e gjejnë në jetën e përditshme. Dhe jo pak herë këngëtarër shqiptarë ja kanë dedikuar ato dashurisë më të shtrenjtë për ta: fëmijët.

  1. Vedat Ademi- Vetëm ti

Dhurata për 1 vjetorin e djalit të tij ishte pikërisht kjo këngë në 2013. “Ti si një ëngjëll, e zbukurove jetën tonë.Sa shumë të duam, nuk munden fjalët ta tregojnë. Kur ti qesh,e gjithë bota ndriçon” janë fjalët e tekstit që përshkruajnë ndjesinë që çdo prind ka për fëmijën e tij.

  1. Kastriot Tusha dhe Amisa Tusha- Bija ime

Me shumë mundësi e keni dëgjuar në dasmat shqiptare, pasi është një ndër këngët që shoqëron kërcimin e babait me vajzën. Fakti që këndohet pikërisht nga babë e bijë e bën më të ndjerë dhe më personal.

  1. Ardit Gjebrea- Jon

Fituese e çmimit të parë në Festivalin e Këngës së RTSH, kjo këngë është një dedikim ndryshe nga të tjerat. Ardhur në nje periudhë të vështirë, “Jon” ishte deti ku ndodhnin të gjitha ngjarjet e rëndësishme, ndërsa për Arditin, “Jon” ishte dashuria më e madhe që i erdhi në jetë.

  1. Jonida Maliqi- Thesar pa emër

“Eja sa më shpejt ti eja ,në këtë jetë ti rastësi që zgjon një dashuri ,mjaft më them në heshtje,mjaft më të panjohur ,dua që ta di se kush je ti?”  Vargje që tregojnë se dashuria për fëmijën lind që kur ai krijohet brenda teje.

  1. Tuna- Duam

Kjo ishte kënga ku ne pamë Tunën ndryshe, dhe mesa duket ky është efekti i të qenit “nënë”.  Melodia dhe teksti janë në një harmoni perfekte, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse vodhi zemrat me pjesëmarrjen te “Kënga Magjike”.

  1. Alban Skënderaj, Miriam Cani- Dhurata

Edhe nëse nuk keni një fëmijë, do dashuroheni me këtë këngë dhe ndjenjën e bukur që ajo përcjellë. Dhurata më e bukur për çdo njeri janë fëmijët, njësoj siç është Amelie për Albanin dhe Miriamin.

  1. Ardit Gjebrea dhe Anna- Për ty

“Gjithmonë të dy, dhe 100 vite të kalojnë,do jem me ty”- premtimi më i bukur mes prindit dhe fëmijës. Dashuri e pakushtëzuar, që u përcoll në finalen e “Kënga Magjike” dhe na emocionoi të gjithëve.


/Blitz.al/

Komento
Shperndaje