Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria e radhës e adoleshentëve mban emrin “Fryma e Dragoit”! Kujdes, mund t’ju marrë jetën…

Çmenduria e radhës e adoleshentëve mban emrin “Fryma e Dragoit”! Kujdes, mund t’ju marrë jetën…
August 10
13:35 2018

Sa herë që nisim të flasim për histori adoleshentësh, është e pamundur të mos merresh edhe me “sindromën” e tyre të të provuarit gjëra të rrezikshme, të cilat shpeshherë kanë sjellë shqetësime të ndryshme.

“Çmenduria” e radhës e rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po jo vetëm, është e kurorëzuar me emrin “Fryma e Dragoit”.

“Shpikja e re” është një lloj pijeje (dhe jo vetëm)  e bërë me azot të lëngshëm që mund të djegë gojën ose të shkaktojë shqetësime të mëdha me frymëmarrjen, nëse nuk e konsumon siç duhet. Pija e  ka marrë emrin për shkak të tymit që lëshon.

Sipas adoleshentëve, për të konsumuar këtë pije duhet të hani karamelet e ngrira, të cilat lëshojnë tym dhe ta kaloni këtë të fundit nga goja në hundë.

Sigurisht që një aventurë e tillë e filmuar mund të sjellë shumë reagime në rrjetet sociale, komente, pëlqime etj., por ka rreziqe të mëdha nëse nuk e nxjerr tymin jashtë në kohë. Pija shitet në kioska dhe dyqane në të gjithë Amerikën. Ajo bëhet duke derdhur azot të lëngshëm mbi një nga ushqimet e lehta, siç janë djathi, frutat ose drithërat me sheqer dhe lihet më pas në temperatura shumë të ftohta.

Blerësit këshillohen ta hanë ushqimin me shkop dhe jo me gishta, sepse kur lëkura ose indi i një personi bie në kontakt me azotin e lëngshëm, ai mund të shkaktojë djegie të rënda të lëkurës, të shkaktojë asfiksim vdekjeprurës nëse hidhet në aparatin e frymëmarrjes dhe mund të dëmtojë shikimin nëse hidhet në sy. Në tetorin e kaluar, një vajzë 14-vjeçare u dërgua në spital pasi ra në kontakt me azotin e lëngshëm. Mjekët thanë se duhet t’i prisnin gishtin e madh në mënyrë që të shpëtonin nga djegia pjesën tjetër të dorës.

Dyqanet e shesin së bashku me paralajmërimet, por kjo nuk vërehet nga entuziazmi i adoleshentëve për të provuar çmenduri të reja. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje