Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çmenduria e një mbrëmje vere: Hiq reçipetat në lokalin më “IN” në kryeqytet

Çmenduria e një mbrëmje vere: Hiq reçipetat në lokalin më “IN” në kryeqytet
June 12
15:37 2018

Jeta e natës në Tiranë është shumë e zhvilluar sa tashmë mjafton të të shkrepet në mendje për të dalë e për të pirë një gotë dhe ke shumë mundësi zgjedhjesh. Megjithatë ajo që zakonisht tërheq më së shumti njerëzit janë lokalet të cilat kanë një ambjent të këndshëm në të cilin jo vetëm mund ta argëtohesh me miqtë e tu por edhe të shkosh në një vend ku rregullat nuk ekzistojnë.

E dini cili është ky vend i cili padiskutim duhet ta vizitoni? Bëhet fjalë për “Bra Bar“, lokalin me stilin më unik që mund të keni parë ndonjëherë në Shqipëri dhe ku i vetmi kusht që drejtuesit vendosin është ta shijosh momentin deri në maksimum. Kurioziteti është i madh që në momentin që ju hyni në ambjent. I gjithë vendi është dekoruar në një mënyrë të tillë që do ju lërë gojëhapur për idenë aq goditëse: kudo në lokal ka të varura reçipeta të ngjyrave nga më të ndryshmet.

E nëse ju kënaqeni, mund të lini si kujtim të brendshmet tuaja e si kujtim të merrni një palë të tilla falas nga lokali. Drejtuesit kanë ideuar një dhomë të veçuar në të cilën ju mund të provoni e të hiqni reçipeta nga më të ndryshmet dhe absolutisht pa diçka vulgare në të, thjesht qejf dhe argëtim.
Dhe surprizat nuk mbarojnë në “Bra Bar“. Nëse porosit një pije ajo ju vjen e servirur në gotat fantastike që kanë formën e trupit të gruas dhe ndriçohen nga disa llamba të implementuara në to. Nëse dikush prej jush mund të pyesi se ky ndodhet ky vend na besoni kur ju themi se ky lloj qejfi bëhet në Tiranë.

 

A post shared by BRA BAR TIRANA (@brabartirana) on

Mbrëmjet në “Bra Bar” nuk janë aspak të zakonshme. Në një plan të përjavshëm ju mund të shijoni mbrëmjet e karaokeve, të muzikës live, të DJ-ve më të njohur, mbrëmje latine me prezencë të balerinëve profesionistë apo mbrëmjen e kinematografisë në të cilën trasmetohen prodhimet më të fundit të Hollywood-it e filmat më në zë. Mos e merrni mundimin të bëni plane apo të pyesni veten se çfarë do të bëni sot. Bëni një xhiro në “Bra Bar“, shijoni mbrëmjet tuaja dhe lëruani në dorë drejtuesve të “Bra Bar“. E gjeni pran Librit Universitar, në një kënd të lezetshëm ku ndoshta rastësisht mund të keni parë njerëz ta përcjellin atmosferën dhe argëtimin e tyre deri edhe në rrugë./Blitz.al/

Ruleta e shotsave ne @brabartirana provo rezistencen dhe argetohu me miq. 😁

A post shared by BRA BAR TIRANA (@brabartirana) on

 

A post shared by BRA BAR TIRANA (@brabartirana) on

Komento
Shperndaje