Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cili është seriali që zëvendësoi me sukses “Game of Thrones” në HBO dhe u bë më i vlerësuari i historisë së ekranit?

Cili është seriali që zëvendësoi me sukses “Game of Thrones” në HBO dhe u bë më i vlerësuari i historisë së ekranit?
June 07
19:26 2019

Pasi “Game of Thrones” transmetoi sezonin e 8-të dhe të fundit në HBO, duke lënë një shije të keqe në fakt tek shumica e fansave të serialit për shkak të fundit aq shumë të kontestuar, por dhe një vend bosh në zemrën e tyre, rrjetit të televizionit ju desh që të gjente një tjetër shfaqje televizive për të mbushur hapsirën.

Dhe cilin serial vendosnin të jepnin në ekran në prime time? Epo jo zgjedhjen e parë të shumë njerëzve, të paktën nga emri dhe tema që trajton. “Chernobyl” është një serial historiko-dramatik me 5 seri, i shkruajtur nga Craig Mazin, me regjizor Johan Renck. Siç mund ta paramendoni, tregon për katastrofën nukleare që ndodhi në Ukrainë, në vitin 1986, për mënyrën se si ndodhi shëprthimi famëkeq, pasojat që pati në njerëz, në natyrë dhe se si ish-Bashkimi Sovjetik u përpoq në të njetën kohë ti jepte zgjidhje katastrofës por dhe ti fshihte pasojat e saj të vërteta nga e gjithë bota.

Kasti i atkorëve që janë përfshirë në serial është shumë i mirë, me Jared Harris që luan rolin e Valery Legasov, drejtor i Institutit Shkencor Kurtachov, të cili i besohet që të “rregullojë” Chernobyl-in. Stellan Skarsgard luan rolin e Boris Scherbina, deputet i Këshillit të Ministrave në BS, përgjegjës për të raportuar në lidhje me katastrofën, ndërkohë që Emily Watson luan Ulana Khomyuk, një fizikante nga Minsku, protagonsite në hetimin për shpërthiminh nuklear.

 

Regjia është fantastike, skenari është po ashtu shumë i mirë, ndërkohë që xhirmet janë bërë në Lituani, në qytetin Fabijonskes dhe në një stacion nuklear që nuk përdoret më. Xhirme janë bërë dhë vendin ku ndodhi vërtetë Chernoby-i, në Ukrainë.

Për sa i përket mënyrës si është pritur, i ka befasur të gjithë. Ka një aprovim prej 95% nga kritikët në Rotten Tomatoes, ndërkohë që në IMBD është seriali me vlerësimin më të lartë në histori, me një notë prej 9.7, duke lënë pas dhe ‘Breaking Bad’ apo dhe “Game of Thrones’.

Seriali ka pasur aq impakt në ndjekës, sa Rusia tani po mendon të bëj një serial të vetin për versionin e tyre të Chernobyl, sepse në shfaqjen televizive që ne po ju sugjerojmë ata dalin si shkaktarët e katastrofës, jo të shpërthimit por asaj që ndodhi më pas.

Kështu që nuk ka mbetet gjë tjetër veçse t’ju themi ta ndiqni dhe të shikoni një dramë jo si gjithë të tjerat. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje