Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është mosha më e mirë dhe më e keqe për t’u martuar?

Cila është mosha më e mirë dhe më e keqe për t’u martuar?
August 14
09:37 2016

Jeni duke menduar të martoheni? Si mund ta dini nëse martesa juaj do të zgjasë apo jo? Me shumë mundësi ju do të llogarisni në një listë, të gjitha kriteret që keni për martesën dhe marrëdhënien tuaj. Por nuk është vetëm kjo. Një komponent shumë i rëndësishëm është mosha në të cilën jeni kur martoheni.

Ekziston një ide e përgjithshme se ata që martohen në një moshë më të madhe kanë një martesë më të stabilizuar krahasuar me ata që martohen në moshën e adoleshencës, të cilët kanë më tepër propabilitet të divorcohen apo të kalojnë një martesë jo shumë të lumtur. Dhe në një farë mënyre, kjo bën sens apo jo? Mirëpo, çfarë thuhet shkencërisht?

Statistikat e psikologëve vëzhgues të martesave thonë se duhet të prisni disa vite për t’u martuar. Një martesë ka 50% më pak mundësi të përfundojnë në divorc nëse jeni mbi 25 vjeç krahasuar me dikë që ëdhtë vetëm 20 vjeç. Por çudia është se i njëjti risk ekziston edhe pas moshës 33-35-vjeçare. Ndaj, sipas psikologut Nicholas Wolfiniger, mosha më e mirë për t’u martuar është 28 deri në 23 vjeç, ndërkohë që mosha më e keqe për t’u martuar është 25 (ose më parë) dhe njësoj edhe martesat pas moshës 35-vjeçare, nuk rezultojnë të suksesshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje