Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është më e ndotur, zyra juaj apo një burg në Alcatraz?

Cila është më e ndotur, zyra juaj apo një burg në Alcatraz?
May 11
14:58 2016

 

Koha për të hapur një dritare!

Ndodh të ulemi në zyrë para kompjuterit, të nisim punën dhe vijojmë gjatë gjithë ditës, por të paktën ngushëllohemi me faktin se punojmë në një ambient të pastër, ku ajri nuk është i ndotur dhe ndihemi freskët, edhe pse jashtë dielli rrezaton në temperatura të larta.

Por mos jini kaq të sigurt në pastërtinë e zyrës suaj. Për ta testuar këtë disa studiues të “Molekule” përdorën një mjet zbulues të baktereve dhe lagështirës,  VOC, për të monitoruar një zyrë moderne dhe për ta krahasuar atë me burgun federal “Alcatraz”.

Nga përfundimet rezultoi se qelia e burgut është tri herë më e pastër dhe me më pak lagështi sesa një zyrë me të gjitha komoditetet. A mund të jetë burgu një vend ku thithet ajër i pastër? Mesa duket po!  Mos u shqetësoni, ky nuk është një studim përfundimtar mbi cilësinë e ajrit në ambientet e punës. Por patjetër që kjo video do t’ju bëjë të mendoni ndryshe dhe të jeni më të kujdesshëm për pastërtinë në vendet ku punoni.

Shperndaje