Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cila është diferenca ideale e moshës për një marrëdhënie të shëndetshme?

Cila është diferenca ideale e moshës për një marrëdhënie të shëndetshme?
August 14
19:12 2016

Thuhet se mosha është vetëm një numër në qoftë se ekziston dashuria. Por sipas një studimi në universitetin e Atlantës,  diferenca në moshë ka rëndësi për të pasur një marrëdhënie ideale.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 3000 njerëz. Njerëzit me  diferencë të madhe ishin në rrezik për t’u ndarë shumë shpejt, përveç rasteve  kur partnerët kanë qëllime dhe interesa të përbashkëta. Studiuesit thanë se çiftet që kanë një diferencë 5- vjeçare kanë 18% më shumë gjasa për t’u ndarë në krahasim me çiftet që kanë një moshë. Çiftet që kanë diferencë prej 10 vitesh kanë 39% shanse për t’u ndarë, kurse çiftet me diferencë 20 vite kanë akoma më shumë shanse për t’u ndarë, pra 95 %.

Sipas studiuesve, diferenca e moshës me 1-2 vite është ideale për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme. Megjithatë, ky është vetëm një studim prej modeleve të çifteve që ata kanë parë, sepse çdo çift është i ndryshëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje