Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti rigjen pas 37 vitesh unazën e martesës që humbi në det

Çifti rigjen pas 37 vitesh unazën e martesës që humbi në det
September 13
17:05 2016

Një çift spanjoll kishte humbur unazën e martesës dhe fatmirësisht ka arritur ta gjejë pas 37 vitesh.

Augustin Aliaga, tani 60 vjeç, e kishte humbur unazën e tij të martesës pesë muaj pas dasmës, në vitin 1979, në detin Mesdhe. Ai ishte duke notuar kur papritur kuptoi se nuk e kishte më unazën në gisht. Edhe pse kërkoi për një kohë të gjatë nuk arriti ta gjente unazën. Por gati 4 dekada pas humbjes së saj, mbesa e Augustin pa një postim në Facebook të një instruktoreje noti, e cila rrëfente se kishte gjetur një unazë në breg të detit.

“Kam gjetur një unazë në bregdetin e ishullit Benidrom. Do të doja shumë të gjeja personin që e ka pasur më parë. Nga ajo çfarë pashë kur e gjeta, kjo unazë duhet të ketë humbur shumë kohë më parë. Ajo i përket një çifti që u martua në këtë datë 17.02.1979. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë pasi me të vërtetë do të doja t’ia jepja personit që i ka humbur”,- shkruante Jessica, vajza që gjeti unazën, në Facebook.

Megjithatë, edhe pse Jessica nuk e kishte përmendur në status, unaza mbante të shkruar në të emrin e bashkëshortes së Augustinit. Postimi i saj u shpërnda rreth 80 mijë herë derisa më në fund Augustini e lexoi. “Isha shumë i lumtur. Ne i dërguam instruktores një kopje të certifikatës së martesës dhe kur i pohuam se në të duhej të ishte i shkruar edhe emri i bashkëshortes sime, Jessica u gëzua shumë. Ishte me të vërtetë një surprizë e fatit, pasi më shumë sesa vlerë materiale, unaza e martesës ka një vlerë simbolike dhe emocionale për këdo”,- ka rrëfyer Augustin./Blitz.al/

Shperndaje