Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çifti kanadez lë punën, udhëton rreth botës për 8 vjet

August 22
16:31 2016

...

Në vitin 2008 Nick Wharton dhe Dariece Swift kanë kuryer 40.000 $ që të linin punën dhe të udhëtonin në të gjithë botën. Çifti ka 8 vjet që udhëtojnë dhe vazhdojnë akoma të vizitojnë shtete të ndryshme.

Nick ka punuar jashtë orarit për tu paguar më shumë. Ata kursyen para në Kanada dhe hapën një blog udhëtimesh që të përfitonin prej tij. Ata kanë shumë të ardhura nga blogu  dhe nuk kanë ndërmend të kthehen në shtëpinë e tyre.

Së fundmi ata kanë udhëtuar nëpër Evropën Qëndrore dhe Lindore për 5 muaj. 2 muaj qëndruan në një apartament me qera në Maltë dhe 3 të tjerët kanë lëvizur në vende të ndryshme. Ata kanë vendosur të udhëtojnë me një ritëm të ngadaltë sepse duan që të takojnë njerëz dhe të krijojnë miqësi.

“Ne jemi aktualisht në ishullin e Karaibeve të Grenadës dhe në nëntor do të lëvizim në Turqi për një konferencë për blogun. Në 2017 do të shkojmë në një tjetër kontinent. Si fillim do të viztojmë Kolumbinë, Argjentinën dhe do të dëshironim të shkonim në Afrikë dhe Azi”.0 ka thënë Dariece. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje