Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë nuk duhet t’i thoni një gruaje shtatzënë?

Çfarë nuk duhet t’i thoni një gruaje shtatzënë?
January 05
19:35 2017

Kur keni pranë një grua shtatzënë duhet të dini të jeni shumë të rezervuar në ato që thoni. Sepse gjatë shtatzënisë femrat bëhen shumë të ndjeshme dhe madje as nuk duhet të stresohen duke menduar për gjëra të pavlera. Më poshtë do të shihni disa prej gjërave që nuk duhet t’u thoni atyre.

  • Jeni e padurueshme, grindeni për çdo gjë.

Është e qartë që femrat shtatzëna kanë ndryshim të humorit, kështu që mos ua thoni këtë.

  • Barku juaj është i vogël. Sa më i madh të jetë, aq më mirë.

Në qoftë se doktori thotë se keni shtatzëni të mbarë atëherë nuk ka aspak rëndësi sa i madh është barku.

  • Keni binjakë? E tmerrshme sa shumë shpenzime do të keni!

Ata e dinë vetë llogarinë e tyre, kështu që nuk ju takon juve t’u tregoni shpenzimet.

  • Duhet të vishni bluza më të gjera.

Një nënë vesh atë që ndihet sa më komode dhe që i pëlqen.

  • Ju po prisni një vajzë, sepse këtë e tregon pamja juaj.

Fytyra e nënës nuk tregon asnjëherë se çfarë po pret, mos hamendësoni kot.

  • Jeni e sigurt se do ta hani gjithë këtë ushqim?

Sigurisht që do ta hajë, ajo ha për dy tashmë!/Blitz.al/

Komento
Shperndaje