Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë nuk duhet të thoni në takimin e parë?

Çfarë nuk duhet të thoni në takimin e parë?
May 02
11:35 2016

Kur takoni dikë për herë të parë duhet të jeni shumë të rezervuar. Në qoftë se do ta takosh përsëri personin tjetër disa gjëra nuk duhet t’ia thuash. Është e vërtetë që duhet të jeni të sinqertë në një marrëdhënie, por kur bëhet fjalë për një takim të parë mos u tregoni të sinqertë më shumë sesa duhet. Më poshtë do të gjeni 10 shprehjet e zakonshme që përdoren nga femrat dhe meshkujt të cilat duhet të eliminohen në takimin e parë sepse në qoftë se jeni përdorues i tyre do të bjerë interesi i personit tjetër ndaj jush.

  1. Unë po e bëj këtë për të bërë ish-të dashurin xheloz.
  2. Unë kam një të dashur.
  3. Jam gati për të krijuar familje.
  4. Dëshiroj të kem fëmijë.
  5. Të gjitha lidhjet e mia kanë dështuar dhe nuk e kuptoj pse ndodh kjo.
  6. Unë nuk jam si meshkujt e tjerë.
  7. Sinqerisht, në qoftë se je i /e varfër duhet të kërkosh një punë më të mirë.
  8. Unë them çfarë dua dhe nuk më intereson në qoftë se habitesh.
  9. I urrej kafshët. Në qoftë se e ke një të tillë nuk dua të dëgjoj për të.
  10. Mua nuk më pëlqejnë lojërat, kërkoj lidhje serioze.
Komento
Etiketimet
Shperndaje