Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh në trupin tuaj pasi jeni dehur?

Çfarë ndodh në trupin tuaj pasi jeni dehur?
July 02
19:18 2016

Pas një jave të lodhshme të gjithë mezi e presin fundin e saj për të dalë me miqtë apo me familjen. Ndonjëherë e nisni me një “party” në një “club” nate duke kthyer disa gota, e kaloni të shtunën duke drekuar me një gotë verë dhe arrini kulmin të dielën me “barbeque” sërish me fjalën “alkool” të pranishme. Edhe pse të hënën do të ndjeni dhimbje koke nuk është keq ndonjëherë që të pini edhe pse nuk do të dilni krejtësisht pa pasoja. Sa herë që do të konsumoni alkool në të tilla raste, do të përballeni me këto pasoja:

  1. Do të vuani nga pagjumësia.

Alkooli largon gjumin e qetë dhe të thellë që trupi juaj ka nevojë e nëse konsumoni alkool gjatë 48 orëve, të hënën do të ndiheni më pak të vëmendshëm dhe të përqendruar duke qenë se nuk keni fjetur si duhet.

  1. Mëlçia juaj “shpërthen”.

Pas një fundjave të vrullshme me alkool, mëlçisë suaj do t’i duhet pak pushim deri sa të arrijë gjendjen e saj të mëparshme. Sigurisht që ju nuk ndjeni dhimbje apo shqetësim nga mëlçia, por pavarësisht kësaj efekti i alkoolit tashmë është i pranishëm në trup, kështu pra ditët në vijim duhet t’i thoni stop pijes.

  1. Sistemi juaj imunitar vuan.

Alkooli direkt redukton aftësinë tuaj për të luftuar infeksionin ndaj mos u habisni nëse ftoheni më shpesh apo më shpejt gjatë periudhave që konsumoni alkool.

  1. Rrezikoni të shtoni në peshë.

Nëse një festë fillon në mëngjes ajo zgjat dyfish nga sa do të zgjaste po të niste në mbrëmje. Kështu pra ka kuptim nëse ju pini më shumë dhe konsumoni më tepër kalori. Mos u mundoni të hani më shumë për të vënë në balancë apo ndrequr dëmin që tashmë ka bërë alkooli. Në vend të ushqimit konsumoni fruta të thata.

  1. E vini veten në rrezik ndaj rrezeve të diellit.

Keni më pak shanse të mendoni për mbrojtjen e lëkurës suaj, sidomos kur festoni në ambiente të jashtme apo në plazh. Mos harroni të vendosni krem kundër diellit para se të pini birrën e parë.

Shperndaje