Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh në qoftë se nuk pastroni make up-in?

Çfarë ndodh në qoftë se nuk pastroni make up-in?
November 19
15:26 2016

Sapo të ktheheni në shtëpi duhet të pastroni menjëherë make up-in sepse ai ka një ndikim negativ për lëkurën tuaj.

Larja e fytyrës është shumë e rëndësishme për të hequr yndyrat e tepërta, qelizat e vdekura të lëkurës, bakteret dhe papastërtitë e tjera. Duhet ta pastroni fytyrën përpara se të flini sepse gjatë natës fytyra pastrohet dhe rigjenerohet.

Përveç pastruesve ju duhet të përdorni edhe kremra hidratues. Gjithashtu është e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme ushqimore dhe duhet të pini shumë ujë për të shmangur dehidratimin, i cili mund të shkaktojë probleme me lëkurën.

Më poshtë do të shihni se çfarë ndodh në qoftë se nuk hiqni make up-in.

  1. Lëkura juaj mund të thahet.
  2. Qelizat e vdekura dhe bakteret mund të përhapin sëmundje të ndryshme në qoftë se qëndrojnë gjatë nën lëkurë.
  3. Lëkura juaj bëhet shumë e yndyrshme.
  4. Në fytyrën tuaj shkaktohen akne dhe puçrra, duke lënë edhe shenja.
  5. Fytyra juaj me grim mund të preket lehtësisht nga bakteret.
  6. Lëkura juaj nuk mund të riparohet vetë.
  7. Rritet rreziku i infeksioneve./Blitz.al/
Komento
Shperndaje