Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh me trupin tuaj nga konsumimi i kafeinës?

Çfarë ndodh me trupin tuaj nga konsumimi i kafeinës?
November 22
16:30 2016

Shumë njerëz marrin një dozë të madhe kafeine në ditë. Ajo jo domosdoshmërisht sjell gjithë të këqijat, por zakonisht, në qoftë se e konsumoni së tepërmi, krijoni varësi ndaj saj.

Kafeina mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj në qoftë se keni probleme me zemrën. Madje ajo mund të rrisë presionin e gjakut.

Në anën tjetër ju ndihmon me tretjen, sepse rrit sasinë e acidit në stomak, por shkakton probleme me ulcerën për shkak të ndryshimit të ekuilibrit në stomak.

Gjithashtu ajo dëmton kockat tuaja dhe mund të jeni më të prirur ndaj thyerjeve të eshtrave dhe osteoporozës. Kafeina gjithashtu shkakton nervozizëm, shqetësim dhe ankth e sulme paniku.

Këto ndodhin në qoftë se ju e teproni me të, ndërsa në qoftë se e pini në dozën e rekomanduar ajo ka edhe disa përfitime.

Kafeina rekomandohet përpara se të shkoni në palestër, sepse djeg yndyrat në trupin tuaj. Pas një “hangover”-i, kafeina është ilaçi më i mirë që mund të heqë dhembjet e kokës.

Rekomandohet që të pini 3-4 filxhanë kafe në ditë, por gjithmonë është më mirë të pini më pak se 3 në ditë. Kafeina është një substancë që ju bën të varur dhe bëhet e nevojshme për të shmangur efektet e lodhjes. Provoni të ndërroni kafeinën me çajra bimore ose lëngje frutash të padëmshëm./Blitz.al/

Komento
Shperndaje