Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë shumë ujë gjatë ditës?

Çfarë ndodh me trupin nëse nuk konsumojmë shumë ujë gjatë ditës?
November 23
11:47 2019

Uji padyshim është më i domosdoshëm për trupin se çdo gjë tjetër që mund të konsumoni. Falë tij bëhet i mundur funksionimi i organeve jetësore, prandaj moskonsumimi i tij në sasinë e duhur mund të ketë pasoja negative deri në fatale. Sipas “Rehydration Project” 1.35 milion njerëz nëpër botë vdesin nga efektet e dehidratimit çdo muaj.

Por çfarë ndodh saktësisht nëse nuk pini sasinë prej 2 litrash ujë(sasia e rekomanduar) në ditë? Dëmet në trup janë të konsiderueshme.

Nivelet e plazmës ulen
-Gjë që sjell rritjen e përqëndrimit të qelizave të kuqe të gjakut. Kjo gjë e bën më të vështirë transportimin e qelizave të rëndësishme, mineraleve, nutrientëve dhe oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.

Zemra punon më shumë nga sa duhet (sforcohet)
-Zemrës i duhet të punojë më shumë se zakonisht për të sjellë të njëjtën sasi energjie në muskuj. Prandaj, kur jeni të dehidratuar, ndodh që rrahjet e zemrës të përshpejtohen.

Keni dhimbje koke-Në rast dehidratimi, gjaku qarkullon me vështirësi në trup, duke bërë që të rritet presioni i tij. Ndër të tjera kjo shkakton dhe dhimbjet e kokës.

Probleme me trurin
-Rritja e rpesionit të e gjakut prek edhe organin më të rëndësishëm, trurin. Kur nuk pini mjaftueshëm ujë, ulet veprimtaria e trurit dhe do të keni probleme me kujtesën, si dhe mund të kaloni në gjendje të fikëti.

Probleme me veshkat
-Nëse veshkat nuk kanë mjatueshëm ujë për të nxjerrë jashtë trupit mbetjet që diferenohen, do të përballeni padyshim me probleme. Këto probleme mund të jenë nga infeksionet urinare deri te sëmundjet e rënda të këtij organi.

Trupi e humbet aftësinë për të rregulluar temperaturën
-Djersitja, që është një proces i rëndësishëm për rregullimin e temperaturës së trupit, nuk ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të ujit. Si rrjedhojë, muskujt nuk funksionojnë mirë.

Probleme me lëkurën
-Kur nuk konsumoni sasinë e duhur të ujit, lëkura fillon të rrudhoset dhe plaket para kohe. Sigurisht që askush nuk e dëshiron këtë gjë.

Prandaj, pini ujë! /Blitz.al/

Burimi: BalkanWeb

Share