Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur rrufeja bie mbi avion?

Çfarë ndodh kur rrufeja bie mbi avion?
June 13
17:50 2016

Edhe në ëndrrat më të këqija nuk do të donit ta shihnit veten duke qenë pasagjer në një avion që goditet nga një rrufe. Vetëm kur mendoni që mund të jeni në një lartësi aq të madhe dhe një dritë e fortë ndriçuese do të shfaqej papritur në dritaren që ndodhet pranë ndenjëses tuaj do të tmerroheshit. Por në të vërtetë, nëse ndodh, a është aq e rrezikshme sa duket?

Një përgjigje e shpejtë është: nuk duhet të merakoseni. Kjo sepse kur një rrufe godit avionin, ajo ka tendencën të godasë në skaje apo cepa, vendet më të prirura janë bishti dhe krahët e avionit. Sipas specialistit të avionëve, Patrick Smith, avionët goditen vazhdimisht nga rrufetë dhe pasagjerët as që nuk kanë dijeni për këtë sepse vështirë të kuptohet nga gjithë masat mbrojtëse me të cilat është ndërtuar avioni që në fillim. Rrallë herë ka ndodhur që prej rrufesë të shkatërrohet ndonjë pjesë e jashtme e avionit ose të shkaktohet ndonjë defekt i vogël në paketën elektrike të tij, gjë që nuk shkakton asnjë problem fatal.

Profesori Mamu Haddad, i cili është i specializuar në studimin e efektit të rrufeve mbi pajisjet, shpjegon se sidomos në avionët e rinj, një shtresë e përbërë nga bakri është krijuar posaçërisht për të mbrojtur avionin nga rrufetë që ato jo vetëm të mos arrijnë të dëmtojnë asgjë, por edhe të mos dëgjohen aspak prej pasagjerëve.

Më e rëndësishmja është se depozitat e naftës në avion nuk janë të ekspozuara në pjesën e jashtme dhe sigurisht janë të ndërtuara me materiale të posaçme për të mos lejuar depërtimin e asnjë lloj goditjeje që mund të ndikojë në ndonjë shpërthim të mundshëm.

Megjithatë, sigurisht në histori ka pasur edhe raste ku për pakujdesi të ndërtuesve të disa avionëve rrufetë kanë shkaktuar ngjarje fatale, si ajo e vitit 1963, kur 81 pasagjerë gjetën vdekjen si pasojë e rrufesë. Kohët e fundit, me përsosjen e teknologjisë dhe masave mbrojtëse më të rrepta për sa u përket mjeteve të transportit, rrufetë nuk janë më një problem.

 

Komento
Shperndaje