Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur provon botoks për herë të parë?

Çfarë ndodh kur provon botoks për herë të parë?
May 04
20:07 2016

Botoksi është një toksinë e cila injektohet në fytyrë duke zvogëluar lëvizjen e muskujve dhe për të përmirësuar pamjen e rrudhave.

Shumë femra kur shohin se u shfaqen rrudhat në fytyrë bëjnë botoks.  Ato “ngrijnë” fytyrë në mënyrë që mosha mos t’u shfaqet nëpërmjet rrudhave dhe të duken më të reja.  Sipas dermatologut Robert Anolik, botoksi rifreskon pamjen.  Femrat duhet të zbutin linjat e ballit sepse ato i tregojnë më të vjetra, por ato nuk duhet të ngrijnë në tërësi sepse do të duken artificiale. Injektimi i botoksit në disa zona problematike, si për shembull vetullat, ka dhimbje.

Një vajzë e cila ka injektuar botoks vetëm një herë ka treguar se 5 ditë pas injektimit ajo mezi mund të vrenjtej.  Madje dukej e çlodhur. Botoksi, sipas saj, është një zgjidhje shumë e mirë për të hequr rrudhat, por ajo është kundër përdorimit të botoksit disa herë. Në qoftë se e injektoni vetëm një herë do të keni një pamje natyrale dhe do të dukeni më të reja.

Komento
Etiketimet
Shperndaje