Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur përjetoni humbjen tragjike të personave tuaj të dashur?

Çfarë ndodh kur përjetoni humbjen tragjike të personave tuaj të dashur?
October 18
16:52 2016

Kur humbni një person që e doni  është  e vështirë për të gjetur fjalët e duhura.  Kur miqtë tuaj përjetojnë humbjen e një personi të dashur mund të jetë e vështirë për t’u qëndruar pranë sepse në ato momente të duket sikur “bota është shembur”.

Gjithsesi, ju duhet të dini se humbjet janë të zakonshme dhe mund t’i ndodhin kujtdo. Më poshtë do të gjeni disa prej gjërave që mund të ndodhin dhe se si duhet të silleni pasi keni humbur një person që keni dashur.

  1. Humbja e një personi përjetohet keq në qoftë se jeni në fund të të 20-ve ose 30-ve, pasi mendoni se do të keni vështirësi në vazhdimin e jetës.
  2. Është normale që të ndiheni si i humbur dhe pa vëmendjen e askujt.
  3. Bëhuni pjesë e terapive të ndryshme në qoftë se ju duket e vështirë për të rimarrë veten pas këtyre humbjeve.
  4. Duhet të flisni për këtë gjë me njerëzit e tjerë, mos u mbyllni në vetvete!
  5. Pyesni të njohurit tuaj që mund të kenë kaluar të njëjtën situatë.
  6. Mos harroni se dhimbja do t’ju shoqërojë gjithmonë.
  7. E vërteta është se këto tragjedi mund t’i ndodhin kujtdo./Blitz.al/
Shperndaje