Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë ndodh kur bëhesh me dy fëmijë?

Çfarë ndodh kur bëhesh me dy fëmijë?
April 14
19:24 2016

Nënat që presin një fëmijë të dytë kanë shumë pyetje. Duket shumë e vështirë të kesh një fëmijë të vogël dhe të presësh edhe një tjetër. Shumë nëna të reja mendojnë dhe pyesin se çfarë duhet të bëjnë.

Një nënë tregon eksperiencën e saj duke u dhënë krahë nënave të reja.

  1. Unë kam dy fëmijë. Në fillim ishte shumë e vështirë, isha e trembur dhe duhej të merresha me çdo gjë. Duhej të shkoja në park me ta, të kujdesesha për ushqimin dhe shumë gjëra të tjera ndërkohë. Por kur i shikoja fëmijët e mi që ishin të lumtur, frika dhe lodhja ime largoheshin, madje mendoja se do të bëja edhe shumë punë të tjera njëkohësisht. Mëmësia është si një cirk, por jo cirk kafshësh, është një cirk ku nëna duhet të ketë dy koka, katër sy dhe katër duar, por mund të them që është ndjesia më e bukur.
  2. Kisha shumë frikë dhe filloja të qaja dhe të thosha se sa e lodhur ndihesha. Unë i dua shumë fëmijët e mi, por shpesh mendoj se kam nevojë për pak pushim.
  3. Ndonjëherë ndihesha nën presion sepse nuk mund t’u përgjigjesha telefonatave apo ftesave. Por mendoni se ju tashmë keni dy fëmijë dhe koha juaj është e kufizuar. Njerëzit duhet të kuptojnë se si u ka ndryshuar jeta juaj. Ju mund të përgjigjeni vetëm pasi fëmijët të jenë në gjumë dhe ju në atë kohë jeni të lirë.
  4. Burri nuk do t’ju kuptojë në disa gjëra. Burri juaj mund të jetë i mahnitshëm, por ai nuk do ta kuptojë lodhjen tuaj dhe ndjesitë që ju keni, pasi nuk mund të kuptojë ndryshimet tuaja hormonale.
  5. Kur lind fëmija i parë ai hap zemrën tuaj dhe ndjeni një dashuri të madhe. Por edhe kur në jetë vjen një fëmijë i dytë, duke lënë veç frikën dashuria e nënës është akoma më e madhe. Ndiheni të frikësuara dhe prandaj mendoni se nuk mund ta përballoni një tjetër fëmijë të vogël, por me kalimin e kohës do të kuptoni  se i doni njëlloj të dy fëmijët dhe se sa të lumtur jeni me ta.
Etiketimet
Shperndaje