Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë mund t’ju ndodh nqs flini me macen ose qenin tuaj?

Çfarë mund t’ju ndodh nqs flini me macen ose qenin tuaj?
April 19
15:41 2016

Mbajtja e qenit ose maces në dhomën e gjumit mund të ketë pasoja serioze për shëndetin tuaj. Gjithçka mund të shkojë keq, sidomos për njerëzit që kanë sistem imunitar të dobët, pasi nuk janë në gjendje të merren me mikroorganizma si trupat e tjerë.  Kafshët mbajnë lloje të ndryshme parazitësh, të cilët mund të ngjiten në trupin tuaj dhe t’ju shkaktojnë probleme të padëshiruara. Kjo është arsyeja thelbësore pse duhet të keni informacion paraprak rreth simptomave të para të një sëmundjeje, në mënyrë që të trajtoheni me ilaçin e duhur.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, 60% e personave që mbajnë macet si kafshë shtëpiake dhe 55% e atyre që mbajnë qen në SHBA, flenë me to pothuajse çdo ditë.

Rezultate të ngjashme janë marrë nga studime edhe në vende të tjera nga individë që mbajnë kafshë shtëpiake, si në Gjermani, Japoni, Australi, Holandë, Britani e Madhe dhe Francë.  Në terma të thjeshtë, bashkëjetesa me kafshët është një prirje për të gjithë, gjë që nuk mendohet se do të ndryshojë shpejt.

Megjithatë, duke marrë parasysh problemet që mund të shkaktojë, duhet ta mendoni gjatë faktin nëse do e lini kafshën tuaj të shtihet në një shtrat me ju.

 

 

Shperndaje