Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë mendojnë meshkujt dhe çfarë thonë ata në një takim?

Çfarë mendojnë meshkujt dhe çfarë thonë ata në një takim?
July 08
19:38 2016

Meshkujt janë shumë të thjeshtë në një takim. Por jo gjithmonë ata thonë atë që mendojnë. Shpeshherë për t’u dukur mirë ose për të dalë nga situata ata gjejnë një gënjeshtër të shpejtë dhe nuk thonë të vërtetën. Më poshtë do të lexoni mbi disa situata, në të cilat meshkujt mendojnë një gjë e thonë një tjetër.

  1. Ai thotë: “Kam ngrënë drekë vonë dhe jam i rënduar, do të marr diçka të lehtë”.

  Ai do të thotë: “Ky restorant është vërtet i shtrenjtë dhe shpresoj që nuk do të merrni diçka të shtrenjtë në qoftë se unë nuk marr”.

2. Ai thotë: “Unë jam një sipërmarrës”.

Ai do të thotë: “Unë jetoj në shtëpi dhe jam aktualisht i papunë”.

3. Ai thotë: “Unë zakonisht ha shëndetshëm, por për sot po e prish dietën time”.

  Ai do të thotë: “Këtë e them çdo ditë”.

4. Ai thotë: “Unë nuk jam duke kërkuar për diçka serioze”.

Ai do të thotë: “Unë dua vetëm të bëj seks me ty”.

5. Ai thotë: “Jam vërtet i lodhur dhe kam një ditë shumë të gjatë nesër”.

Ai do të thotë: “Mezi po pres të mbarojë ky takim dhe të iki”.

6. Ai thotë: “Kam qenë shumë i zënë me punë kohët e fundit”.

Ai do të thotë: “Shpresoj të mësoheni që të takohemi një herë në muaj”.

7. Ai thotë: “Të gjitha ish-të dashurat e mia kanë qenë të çmendura”.

Ai do të thotë: “Unë jam një dështak”.

8. Ai thotë: “Ju nuk e keni parë këtë filmin, mund ta shohim bashkë”.

Ai do të thotë: “Jo, pse duhet ta shikoj përsëri?”

9. Ai thotë: “Kalova shumë mirë mbrëmjen e kaluar, por nuk mendoj se jam duke kërkuar për një marrëdhënie”.

Ai do të thotë: “Nuk kam kaq shumë kohë të kaloj me ty”.

10. Ai thotë: “Kohë e çmendur, ne po kënaqemi”.

     Ai do të thotë: “Unë nuk ia kam idenë se çfarë po bëj, nuk po më vjen asgjë ndërmend, nuk di çfarë të them”.

Etiketimet
Shperndaje