Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë i ndodh fytyrës suaj kur flini vetëm 4 orë? Këto foto tregojnë rezultatin shokues

Çfarë i ndodh fytyrës suaj kur flini vetëm 4 orë? Këto foto tregojnë rezultatin shokues
August 15
16:31 2019

Çdo herë dëgjoni të njëjtën gjë: sekreti për lëkurë të pastër është gjumi i mirë. Por sa e vërtetë është kjo? Stili i jetesës dhe ushqyerja janë faktorë që ndikojnë, por edhe gjumi ose mungesa e tij ka të bëjë me shkëlqimin e fytyrës suaj. Ekspertja australiane Olivia Arezzolo ka zhvilluar eksperimentet që nxjerrin në pah rezultatet e vërteta.

Ajo ka fotografuar lëkurën e saj përpara gjumit dhe pas cikleve prej 8, 6 apo 4 orëve gjumë. Siç e shihni, kur zgjohet pas 8 orësh, lëkura e saj është uniforme dhe rrudhat nuk janë të dukshme.

Pas 6 orëve gjumë, fytyra shfaq shenja lodhjeje.

Ndërkohë me vetëm 4 orë, rezultati është një fytyrë më e yndryshme, me pucrra, rrathë të zinj dhe pa jetë.

“Duke fjetur vetëm 4 orë, rigjenerimi i barrierës së lëkurës zvogëlohet me 30%. Dhe mungesa e gjumit rezulton në një rritje 37% të kortizolit, hormonit të stresit.”- shprehet Arezzolo. Dhe të gjitha këto shfaqen në lëkurën tuaj.

I njëjti eksperiment është kryer dhe në 2015 nga Sarah Chalmers, dhe rezultatet janë të dukshme. Tashmë të paktën mund ta besoni se fjalia klishe për rëndësinë e gjumit nuk është vetëm një mit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje