Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë është “Pokemon GO” që po i çmend të gjithë?

Çfarë është “Pokemon GO” që po i çmend të gjithë?
July 14
21:12 2016

“Gotta Catch ‘Em All”

A ju kujtohet kjo shprehje? Me siguri shumë të rinjve u vjen në mendje filmi vizatimor “Pokemon”, ku personazhet ishin në ndjekje të disa krijesave të vogla e të mëdha me fuqi të mbinatyrshme për t’i pasur pjesë të koleksionit të tyre.

Blitz.al ju informon se erdhi dita që gjithçka që kemi përjetuar në fëmijëri falë ekranit, ta shijojmë edhe sot, në realitet!

“Pokemon Go” quhet aplikacioni më i ri që po “çmend” Shtetet e Bashkuara të Amerikës e jo vetëm, i lançuar nga kompania “Niantic” për sistemet Andoid dhe iOS.

Loja u lejon përdoruesve të kapin apo të luftojnë Pokemon-at e ndryshëm gjatë përditshmërisë së tyre. Si arrihet kjo? Pasi të keni instaluar aplikacionin, falë GPS-it në telefonin tuaj celular dhe kamerës, do të mund të argëtoheni duke kapur krijesat virtuale, në jetën reale.

Në fakt, aplikacioni nuk është ende i disponueshëm në Shqipëri, pak ditë pasi është lançuar, edhe pse nuk janë të paktë ata që dëshirojnë ta kenë në telefonat e tyre.

Por ne të blitz.al nuk mund të lemë pa përmendur faktin se krahas entuziazmit të miliona njerëzve që tashmë janë bërë pjesë e lojës, ka plot kritika nga mjekë e nga psikologë për sa i përket shëndetit mendor të përdoruesve.

Jo vetëm që i bën njerëzit akoma më të varur ndaj virtuales, në një kohë kur teknologjia ka përparuar me hapa të mëdha dhe çdo ditë e më shumë e vuajmë këtë problem, por ka rezultuar edhe shkaktar për aksidente rrugore apo edhe për përplasje mes njerëzve. Sigurisht, askush nuk do të dëshironte një njeri që i vjen rrotull shtëpisë së tij në mënyrë të çuditshme! A do ta kuptonit po t’ju shpjegonte se ishte duke ndjekur një Pokemon?

Gjithsesi, duket se popullariteti i kësaj loje “po merr dhenë” e me shumë mundësi as vendi ynë nuk do t’i shpëtojë valës së “Pokemon Go”.

 

Etiketimet
Shperndaje