Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e shkakton pagjumësinë te fëmijët tuaj?

Çfarë e shkakton pagjumësinë te fëmijët tuaj?
November 18
16:21 2016

Fëmijët tuaj kanë probleme me gjumin dhe kjo gjë ju shqetëson jashtë mase. Duhet të gjeni një zgjidhje që i vogli juaj të bëjë një gjumë të qetë. Kjo ndodh sepse te fëmijët gjumi është i ndryshueshëm biologjikisht. Duke mos u përshtatur me oraret ndodh që ata të zgjohen disa herë gjatë natës.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si i vogli juaj mund të bëjë një gjumë të qetë gjatë natës dhe cilat janë disa prej arsyeve që shkaktojnë pagjumësinë.

  1. Bëhuni të vetëdijshëm për ndryshimet në jetën e foshnjave.
  2. Në qoftë se fëmija juaj është mbi moshën 6 vjeç nuk duhet ta vendosni të flejë gjatë drekës sepse dremitja ndikon në gjumin e natës.
  3. Mos u shqetësoni që fëmija vesh pelena gjatë natës deri në moshën 7 vjeç sepse është normale.
  4. Kuptoni tmerret e natës, të cilat mund të jenë alarmante por të zakonshme, ato janë shkaktare për prishjen e gjumit te fëmijët tuaj.
  5. Përdorni një rutinë përpara gjumit, për shembull bëjini një dush fëmijës, jepini një gotë qumësht dhe më pas vendoseni në gjumë.
  6. Ndryshojini shtratin foshnjës, pyeteni atë ku dëshiron të flejë.
  7. Zgjidhni orarin e duhur për të fjetur, mos e çoni fëmijën në shtrat shumë shpejt ose shumë vonë.
  8. Dalja e dhëmbëve shkakton pagjumësi te foshnjat, kështu që duhet të tregoheni të kujdesshëm në këtë pjesë.
  9. Mos lejoni që fëmija të qëndrojë shumë gjatë përpara ekranit.
  10. Zgjidhni ushqimin e duhur për fëmijën tuaj në darkë, dhe gjithashtu duhet ta ushqeni disa orë përpara se ta çoni në shtrat./Blitz.al/
Komento
Shperndaje