Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë e parashikon faktin nëse do të jesh i/e pasur?

Çfarë e parashikon faktin nëse do të jesh i/e pasur?
September 14
16:10 2016

A keni menduar ndonjëherë se cilët janë disa nga indikacionet që tregojnë  se si do të mund të bëheni me të vërtetë të pasur? Është e mrekullueshme se sa të qarta bëhen kur vërtet fillon të mendosh për to.

Brien Haff është një nga biznesmenët më të suksesshëm, i njohur si CEO i “Aha!” – një prej kompanive më prestigjioze, e njohur si e para në botë për lançimin e software-it për hartat e rrugëve. Ai ka rrëfyer në një shkrim se cilët janë, sipas tij, treguesit nëse do të bëheni të pasur një ditë apo jo dhe në çfarë duhet të fokusohemi për të arritur qëllimin tonë.

 “Ka shumë tipe njerëzish të pasur dhe po flas si për përfitimet e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme. Të jesh i pasur do të thotë të kesh me bollëk ato gjëra që ti i ke për zemër më shumë”.

Paratë dhe lumturia, megjithëse komplekse, janë të lidhura.

Dukshëm ka shumë mënyra për ta matur pasurinë, si të kesh një pagë prej 250,000 dollarësh ose të japësh kontributin tënd si vullnetar në një strehë që kujdeset për kafshët apo të kalosh kohën me fëmijët e tu. Pavarësisht se çfarë vlerëson, ti je i pasur nëse i ke ato me bollëk.

Kam menduar shumë për këtë gjë si CEO i një kompanie, që është zhvilluar shpejt.

Ne kemi mbledhur tek “Aha!” shumë njerëz të mirë dhe dua që ekipi im të kënaqet me atë që bën dhe të shpërblehet.

Ja çfarë është ajo që unë mendoj se parashikon faktin nëse do të bëhesh i/e pasur:

Nëse pasuritë e tua maten në aspektin e miqësisë, formës së mirë fizike, talentit apo parave, ata që i kanë këto gjëra me bollëk i kanë fituar ato duke punuar fort për t’i siguruar.

Ka një kundërpërplasje mendimesh lidhur me faktin e të punuarit shumë për të fituar para. Disa mund të të quajnë të varur nga puna, të tjerë një njeri që kërkon perfeksionin. Disa mund t’ju përbuzin për mungesën e aftësisë suaj për të vendosur kufirin midis punës dhe jetës. Të tjerë mund të pyesin veten se kur do të bësh një ditë pushim. Por nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë i mirë dhe për t’u shpërblyer.

“Mos i lini skeptikët t’ju bëjnë për budalla, fituesit punojnë më fort sesa të tjerët mendojnë se është e mundur”.

Ata që punojnë më shumë shpërblehen dhe ata i kuptojnë përfitimet shtesë, të cilat janë si më poshtë:

Zotërimin

Të punosh më shumë se kolegët e tu sjell përfitimin natyral të të transformuarit në një ekspert në atë fushë. Autori i “Outliers”, Malcolm Gladwell, mendon se duhen 10,000 orë praktikë për të arritur zotërimin e njohurive në një fushë të caktuar. Kjo është pak a shumë 5 vjet. Mendoj se duhet shumë më shumë se kaq. Pavarësisht nga kjo, kush punon më fort, e zotëron lëndën më shpejt.

Mendimet

Mes përpjekjeve të mëdha, ju do të filloni të njihni modelet që të tjerët nuk i dinë. Të kuptuarit e një shkaku dhe efekti specifik janë shumë të rëndësishme në biznes dhe në marrëdhëniet personale. A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa njerëz kanë mendime më të thella? Sepse ata punojnë më shumë për të parë faktet dhe atë çka është e mundur.

Të qenit i freskët

Të jesh i mirë do të thotë të përmirësohesh vazhdimisht. Puna e madhe sjell efikasitet dhe strategji në rutinën tuaj. Pikërisht orët shtesë të përqendrimit të sjellin freskinë në jetë, ndërsa ju punoni për t’u bërë më i mirë në atë që bëni.

“Jo çdokush mund të bëhet i pasur. Një gjë e tillë kërkon një motivim të veçantë, sepse të qenit i shkëlqyer  është një fazë që me zor arrihet. Gjithashtu kërkon edhe një lloj lirie, që nëse jeni duke e lexuar këtë shkrim, patjetër që e keni”.

Nëse punoni më shumë se ata që keni rrotull, ju do të kuptoni thellësinë dhe pasurinë që të tjerët nuk do ta njohin kurrë. Pavarësisht nëse do të jeni miliarderi tjetër nën moshën 40 vjeç ose nëse doni të keni një martesë jetëgjatë që të tjerët e ëndërrojnë, gjithçka nis me një përpjekje të fortë.
Kështu, mikja ime kishte të drejtë. Është e lehtë të shikosh se kush do të bëhet i pasur. Nuk janë ata që presin se kur do të jetë pushimi i radhës, por ata që vazhdimisht ecin përpara drejt asaj që është më me vlerë për ta dhe që punojnë më fort se çdo njeri tjetër për ta arritur atë gjë./Blitz.al/

Burimi: Business Magazine

Komento
Shperndaje