Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet të hani në qoftë se ndiheni të lodhur

Çfarë duhet të hani në qoftë se ndiheni të lodhur
April 05
13:25 2016

Ndiheni vazhdimisht të lodhur dhe nuk dini se si të veproni rreth këtij fakti? Ndoshta jeni duke mbajtur dietë, por hidhini një sy listës së mëposhtme dhe integrojini këto ushqime në listën tuaj të konsumit ditor pasi gjallërojnë trupin dhe ju ndihmojnë të mos ndiheni të lodhur.

Mjalti:

Ai ofron energji të menjëhershme dhe përmban antioksidantë, të cilët luftojnë lodhjen.

Një studim i fundit nga Universiteti i Athinës ka treguar se mjalti grek është superior në krahasim me mjaltin e importuar. Bletët në vend prodhojnë më pak mjaltë, por më të  koncentruar dhe për këtë arsye më të pasur me antioksidantë sesa mjalti në vendet e tjera.

Arrat:

Arrat janë burime shumë të mira magnezi dhe të enzimës Q10. Magnezi i ndihmon njerëzit në tejkalimin e melankolisë dhe mërzitjes, ndërsa Q10, sipas studimeve, stimulon dhe rrit disponueshmërinë në gjenerimin e qelizave.

Frutat dhe perimet:

Stresi rrit kërkesat në antioksidantë. Konsumimi i antioksidantëve, si  vitamina, sidomos C (luleshtrydhe, kivi, brokoli, patate) dhe E (asparag, spinaq, marule) është një zgjidhje efektive në raste të tilla.

Sipas rekomandimeve të organeve zyrtare ndërkombëtare dietologjike, duhet të hani të paktën 5 fruta dhe perimeve në ditë.

Peshku:

Studimet e fundit kanë treguar se acidet omega-3 yndyrore që gjendet te peshku (dhe në veçanti DHA dhe EPA) kontribuojnë në mirëfunksionimin  e trurit dhe rrisin kapacitetin e kujtesës te njeriu.

Krahas acideve, ata përmbajnë aminoacide që ndikojnë në  nivelet e serotoninës në tru, duke rritur disponueshmërinë dhe stimulimin e trupit. Llogaritni konsumimin e peshkut, si sardele dhe krap, të paktën 2 herë në javë.

Komento
Etiketimet
Shperndaje