Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet të bëni për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme?

Çfarë duhet të bëni për të pasur një marrëdhënie të shëndetshme?
July 08
17:30 2016

Të krijosh një marrëdhënie është e thjeshtë, por ta mbash atë të stabilizuar është  e vështirë. Ndarja vjen si pasojë e grindjeve, të cilat ndodhin edhe për gjëra të vogla. Ju duhet t’i kushtoni më shumë rëndësi njëri-tjetrit. Në qoftë se kërkoni të keni një marrëdhënie të shëndetshme me partnerin tuaj, duhet të keni parasysh dy gjëra:

  • Tregohuni të sinqertë, jo dramatikë.

Kontrolli i njëri-tjetrit është shumë i rëndësishëm. Por ju duhet të jeni të sinqertë dhe jo melodramatikë. Bisedoni dhe tregojini partnerit ato që nuk ju pëlqejnë edhe në qoftë se nuk merrni përgjigjen që doni, mos e dramatizoni situatën duke bërtitur ose duke qarë. Kështu nuk zgjidhni asgjë.

  • Komunikimi është pika kryesore.

Ju duhet të komunikoni me njëri-tjetrin për çdo problem që ju shqetëson. Por gjithashtu komunikoni edhe për gjëra të tjera. Duhet të keni parasysh që kur komunikoni me partnerin duhet të qëndroni larg telefonave, ipad-eve apo kompjuterit. Sepse ata mund t’ju tërheqin vëmendjen dhe nuk do të jetë aspak një situatë e këndshme për partnerin tuaj. Në momentin që ju jeni duke biseduar, fokusohuni tek ai dhe harroni çdo gjë rrotull.

Komento
Etiketimet
Shperndaje