Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet të bëni kur partneri është në humor të keq?

Çfarë duhet të bëni kur partneri është në humor të keq?
September 17
15:18 2016

Ka disa ditë që partneri juaj është në humor të keq. Kjo situatë ju vë përpara disa vështirësive, sepse ju nuk dini si të silleni me të. Ndiheni në ankth dhe nuk dini çfarë të bëni, por duhet të gjeni një zgjidhje.

Ekspertët ju ndihmojnë dhe ju thonë se çfarë duhet të bëni për të mos u zënë me partnerin në këto ditë dhe për të kuptuar atë:

  1. Mos u merrni ju me këtë punë. Nuk është faji juaj për humorin e keq të tij, lëreni të qetësohet.
  2. Çdo gjë e ka një kufi, sigurohuni mos të kaloni kufijtë duke i bërë shumë pyetje në ato momente.
  3. Mos e merrni personale, nuk do të thotë që ia keni shkaktuar ju këtë gjendje, kështu që rrini të qeta.
  4. Krijoni linjën e komunikimit. Bisedoni me partnerin për të kuptuar se çfarë e shqetëson atë.
  5. Tregojini partnerit tuaj se si sjellja e tij ndikon te ju.
  6. Bëhuni të duruar. Duroni gjendjen e tij dhe ndihmojeni që humori i keq mos bëhet shkak i debateve.
  7. Jepni dashuri. Tregojini partnerit dashurinë që keni për të dhe mbështeteni në momente të vështira.
  8. Jepini kohën dhe hapësirën e duhur. Mos u bëni mbytëse, lëreni të shijojë kohën dhe hapësirën e tij./Blitz.al/
Shperndaje