Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë duhet keni parasysh për periudhën e paslindjes?

Çfarë duhet keni parasysh për periudhën e paslindjes?
November 09
18:20 2016

Periudha e paslindjes është një nga periudhat më delikate të femrës. Për të bërë të mundur që kjo periudhë të kalojë pa komplikacione e pa probleme duhet të keni parasysh disa gjëra, të cilat janë të renditura si më poshtë.

 

  1. Menjëherë pas lindjes

Menjëherë pas lindjes ju duhet të jeni nën kujdesin e një mjeku nëse jeni në spital ose nën kujdesin e një mamie nëse jeni në shtëpi. Ata do t’ju kontrollojnë shenjat jetësore dhe do të vëzhgojnë vazhdimisht gjendjen e bebes. Ata gjithashtu do t’ju masazhojnë uterusin (mitrën) në mënyrë që të tkurren muret e organit, që të mos keni më gjakderdhje. Kur flasim për këtë lloj masazhi nuk nënkuptojmë kënaqësinë që marrim zakonisht, pasi abdomeni apo kërthiza është më e butë dhe më e ndjeshme se zakonisht, sidomos nëse keni kryer lindje cezariane.

 

  1. Lirimi nga dhembjet e lindjes

Ju do të qëndroni në spital për rreth 2 ditë nëse keni lindur natyralisht ose 4 ditë nëse keni kryer operacion cezarian. Por kjo nuk është e prerë me thikë pasi qëndrimi në spital varet edhe nga gjendja juaj shëndetësore. Gjatë kësaj kohe do të merrni medikamente të ndryshme që synojnë t’ju lehtësojnë dhembjet e paslindjes dhe të ndihmojnë në rikthimin e gjendjes shëndetësore si më parë. Sigurohuni që të pyesni e të kërkoni ndihmën e një mjeku se si të kujdeseni për veten kur jeni në shtëpi, përfshirë këtu edhe mjekimin për dhembjet, masat për rehatinë tuaj dhe banjat “sitz”, të cilat nuk janë gjë tjetër veçse banja për qetësimin e dhembjeve.

 

  1. Lëndët ushqyese

Të kujdeseni për vaktet tuaja që të kenë një shumëllojshmëri lëndësh ushqyese është tepër e rëndësishme. Kjo jo për të rikthyer peshën e mëparshme, por për të mos shkaktuar dëme serioze në organizëm. Trupi juaj ka bërë një ndryshim drastik dhe trajtimi i tij me shumëllojshmëri frutash, perimesh dhe lëndësh ushqyese do t’ju ndihmojë të shëroheni dhe të ndiheni mirë sa më shpejt.

Nënave që ushqejnë fëmijët e tyre me gji u duhet të marrin 300 kalori më shumë se zakonisht.

 

  1. Ushtrimet fizike pas lindjes

Mos nxitoni t’i riktheheni rutinës së përditshme, ushtrimeve fizike, për të rimarrë trupin që kishit para lindjes. Juve ju duhet ta merrni me qetësi e me ngadalë këtë aktivitet pasi mund të dëmtoni organizmin tuaj. Pas lindjes vaginale ose siç quhet gjerësisht lindjes normale,  ju duhet të filloni ushtrimet dhe palestrën pas 4-6 javësh. Ndërsa nëse keni kryer lindje cezariane ju duhet të prisni 6-8 javë deri sa të shkoni në palestër.

 

  1. Jeta bashkëshortore

Deri sa të kryeni marrëdhënien e parë seksuale pas lindjes duhet të prisni ndalimin e gjakderdhjes. Kjo pasi ndalimi i gjakderdhjes është sinjali që mitra juaj është shëruar tërësisht. Disa femra “hidhen në sulm” menjëherë pasi ka ndaluar gjakderdhja, kurse disa të tjera e marrin më me ngadalë. Nuk ka një përgjigje të gabuar apo të saktë në këtë çështje.

 

  1. Trupi juaj

Menjëherë pas lindjes ju do të ndiheni tepër të dobëta. Ndërkohë që disa simptoma të fryrjes do të duan kohë të largohen.  Gjithashtu, trupit tuaj do t’i shtohen disa simptoma si djersitja për ditë të tëra, por që do të kalojnë shpejt. Gjithashtu, shenjat e tendosjes së barkut apo pjesëve të tjera të trupit do të fillojnë të zhduken. Paçka se ju mund të mundoheni të riktheni trupin e mëparshëm me anë të ushtrimeve apo palestrës, trupi juaj përsëri do të jetë ndryshe.

 

  1. Depresioni i lindjes dhe “Baby Blues”

Depresioni i lindjes është një çështje shumë serioze për nënat e reja. Teksa vetëm një pjesë e vogël e nënave vuajnë nga fluksi i hormoneve, i njohur si “Baby Blues”, depresioni i lindjes prek një numër më të madh nënash dhe zgjat më shumë. Një gjë që njerëzit nuk e marrin në konsideratë, por që është po aq shqetësues sa depresioni, është ankthi i paslindjes. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje