Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë do të thotë kur ai nuk poston foto me ju në rrjetet sociale?

Çfarë do të thotë kur ai nuk poston foto me ju në rrjetet sociale?
August 20
18:18 2016

Kur i dashuri juaj nuk poston foto me ju do të thotë se diçka nuk po shkon mirë.  Arsyet mund të jenë të shumta. Për shembull, ai mund të jetë ndarë me dikë për t’u lidhur me ju dhe nuk dëshiron që t’ju shohin.

Sipas një studimi, personat që nuk postojnë foto me ju, nuk ju mbajnë miq, nuk ju komentojnë në rrjetet sociale, po ju fshehin diçka. Në qoftë se shihni se ka refuzime për sa u përket rrjeteve sociale, marrëdhënia juaj nuk ka harmoni dhe është një shenjë paralajmëruese se po i vjen fundi.

Duhet të flisni me të dashurin tuaj për të kuptuar arsyen se pse  ai nuk do, sepse ndoshta mund të mos jetë asgjë nga këto, thjesht nuk i pëlqen të  përziejë lidhjen me rrjetet sociale ose është në një pozitë që nuk mundet t’i postojë.

Fotografitë janë një kujtim, por në qoftë se partneri ju tregon arsyen se pse nuk i poston atëherë mos u shqetësoni. Kur shihni se partneri po ju anashkalon pyetjen atëherë, vajza, kini kujdes se dikush tjetër po fshihet pas jush!/Blitz.al/

Shperndaje