Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë bëri ky mashkull për t’i rikthyer kujtesën bashkëshortes së tij

Çfarë bëri ky mashkull për t’i rikthyer kujtesën bashkëshortes së tij
July 29
16:03 2016

Jeremy dhe Justice Stamper filluan të dilnin në shkollë të mesme dhe që atëherë nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri. Gushtin e kaluar ata e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, por 19 ditë pas celebrimit, Justice pësoi një aksident gjatë kohës që po shkonte një ditë të takonte bashkëshortin e saj. Pas orëve të panumërta të terapisë fizike ajo filloi ta merrte veten, por një muaj pas aksidentit i rrëfeu diçka që do t’i thyente zemrën të shoqit.

“Unë nuk dua të inatosesh, por nuk më kujtohet asgjë nga dasma jonë”,- i rrëfeu ajo Jeremy-t. Justice nuk mbante mend asgjë nga pesë javët e fundit para aksidentit, që përfshinte edhe dasmën e tyre. Duke dashur të rikthejë kujtimet, ajo i pa çdo ditë fotot e martesës, por pavarësisht kësaj nuk arrinte të kujtonte asnjë detaj.  Jeremy e quajti të arsyeshme të bënte diçka për ta ndihmuar bashkëshorten e tij. Historia e çiftit u bë virale në internet  dhe e reja e fundit është se në përvjetorin e parë të martesës, Jeremy dhe Justice do të bëjnë martesën e tyre të dytë, në datën 1 gusht.

“Kjo është shumë e rëndësishme për mua. Dasma është një event që duhet të mbahet mend nga të dy personat, jo vetëm nga njëri. Nuk ka rëndësi nëse memoria e saj do të kthehet. Ne do ta bëjmë dasmën tonë përsëri”,- është shprehur Jeremy Stamper./Blitz.al/

Komento
Shperndaje