Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çelësi për një marrëdhënie të gjatë është në fakt më i lehtë nga se mendonim dhe s’ka të bëjë aspak me lumturinë!

Çelësi për një marrëdhënie të gjatë është në fakt më i lehtë nga se mendonim dhe s’ka të bëjë aspak me lumturinë!
November 25
13:20 2017

 

Mark Manson, një psikolog që gjithë karrierën e tij ja ka kushtuar studimit të çifteve, ka dalë në një përfundim shumë interesant lidhur me jetëgjatësinë e një çifti duke thyer kështu një rekord shitjesh me librin e tij “Të mos të ta ndjejë, është art më vete!”.

Pikërisht në këtë libër, autori ka rrëfyer edhe çelsin e jetëgjatësisë së një çifti. Sipas tij gjithnjë mendohet se nëse ke luks, para dhe kushte të mira një çift zgjat më shumë duke qenë se mundësia për kujtime të vazhdueshme duke udhëtuar apo duke bërë ndonjë aktivitet interesant është më e madhe. Por nuk fakt sipas tij, kjo nuk i rezulton e vërtetë duke qenë se në studimin e disa çifteve që kishin mbi 50 vite bashkë, ajo që kishte rëndësi është se sa mirë përputheshin të dy partnerët në fazën ‘boring’ (të mërzitshme).

Sigurisht që në çift këto faza janë shumë të zakonshme dhe ndodhin shpesh. Është pikërisht mënyra se si edhe fazat e mërzitshme kalohen po bashkë ajo që në fakt e mban më pranë një çift dhe jo momentet e tyre të lumtura. “Nëse ju dini si ta përballoni fazën e mërzitshme duke moj ju hedhur tjetrit në qafë sikur ju ka ndonjë faj, bingo, ju e keni fituar sfidën me jetëgjatësinë” – shkruan Manson duke hedhur poshtë idenë se çiftet që jetojnë më gjatë bashkë janë ato që ndajnë më shumë momente të lumtura. /Blitz.al/

Shperndaje