Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Buzzfeed: Zakonet e shqiptarëve që i dallojnë kudo

Buzzfeed: Zakonet e shqiptarëve që i dallojnë kudo
December 20
11:35 2016

Buzzfeed ka shkruar një artikull shumë interesant duke treguar zakonet e shumë shqiptarëve dhe si të kuptoni se personi pranë jush është një shqiptar, sidomos për ata që jetojnë jashtë vendit. Ndiqni në vijim karakteristikat që ju zbulojnë:

  1. Gjysma e njerëzve që ju njihni janë kushërinjtë tuaj dhe sigurisht që gjyshërit tuaj do të sigurohen që t’i takoni të gjithë, edhe kur bëhet fjalë për kushërinjtë e brezit të katërt.
  2. Në dasmën tuaj ju keni 400 mysafirë, edhe pse njihni vetëm ¼ e tyre.
  3. Me shumë mundësi në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool sesa në barin e lagjes. “Veç pak raki”.
  4. Vajzat nuk mund të veshin të njëjtin fustan në dy dasma, sepse të gjithë do ta vinin re.
  5. Sa herë që gjyshi juaj sheh një politikan në televizor ai do të shpërthejë në të bërtitura ndaj tij për 20 minuta.
  6. Ju e përdorni rakinë për çdo gjë, si ilaç, pije, locion pastrues dhe lista është e gjatë…
  7. Nëna juaj është e fiksuar pas pastërtisë dhe e pastron shtëpinë 7 herë në ditë. Nëse një mysafir vjen në shtëpinë tuaj dhe e gjen rrëmujë ajo nuk do të flejë për një javë.
  8. Të gjithë përreth jush dinë si të betohen në gjuhën shqipe.
  9. Gjyshja juaj përjeton një atak në zemër sa herë që dëgjon se s’keni ngrënë.
  10. Ka më shumë mish në frigoriferin tuaj sesa në supermarket.
  11. Në një tavolinë me 4 veta secili prej tyre ka pikëpamje të ndryshme politike.
  1. Vazhdoni të hani bakllava edhe një muaj pas festave të fundvitit.
  2. Pavarësisht nëse jeni i krishterë, mysliman apo ateist, festoni Vitin e Ri më shumë se çdo festë tjetër.
  3. Shqiptarët martohen vetëm me shqiptare.
  4. Ekziston gjithmonë një kushëri me të cilin prindërit tuaj nuk flasin.
  5. Gjyshja juaj do të ngrihet të gatuajë për ju edhe nëse është në shtratin e vdekjes.
  6. Të gjithë ndiheni krenarë për Rita Orën, Dua Lipën, Era Istrefin..
  7. Mamaja juaj ju detyron të vishni kanotiere.
  8. I festoni të gjitha festat fetare, pavarësisht besimit tuaj.
  9. Babai juaj di si të therë vetë një qengj.
  10. Nëse jeni në një restorant me familje të tjera do të ketë një zënkë disa minuta se kush do e paguajë faturën.
  11. Rrini dhe bisedoni për 1 orë te dera e shtëpisë së një miku para se të largoheni.
  12. Nëse rastis të takosh një shqiptar dhe nuk ia di emrin mund t’i  flasësh: “Ej Shqipe”./Blitz.al/
Komento
Shperndaje