Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Brazil – Facebook-u pezullohet për 24 orë, nuk iu bind urdhrit…

Brazil – Facebook-u pezullohet për 24 orë, nuk iu bind urdhrit…
October 10
19:02 2016

Facebook-u përfundon sërish në shënjestrën e drejtësisë braziliane.

Një gjykatës i shtetit të Santa Catarina-s në jug të Brazilit ka urdhëruar pezullimin për 24 orë të rrjetit social në të gjithë vendin, me arsyetimin se nuk i është bindur një urdhri të prerë.

Sipas gjykatësit Renato Roberge, Facebook-u ka refuzuar të mbyllë një profil fals, i cili vinte në lojë një prej kandidatëve për kryetar bashkie në komunën e Joinville, veprim që ka shtyrë gjykatësin të marrë këtë masë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje