Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Bottle Cap Challenge”, personazhet e famshëm që janë bërë pjesë e sfidës më të re në internet

“Bottle Cap Challenge”, personazhet e famshëm që janë bërë pjesë e sfidës më të re në internet
July 09
19:41 2019

Interneti është një vend i bukur, por edhe i çmendur. Këtë lehtësisht e provojnë sfidat që në periudha të ndryshme të vitit bëhen virale në rrjetet sociale dhe i përfshijnë të gjithë përdoruesit e tyre, jo për ndonëj arsye specifike, por sepse thjesht duan të bëhen pjesë e trend-it.

Dhe kështu, pas asaj që ndodhi vjet me “Kiki Challenge”, besoj e mbani mend për shkak të njerëzve që shihje në rrugë duke dalë nga makinat në lëvizje për të kërcyer me këngën e Drake, sfida e kësaj vere duket se do të jetë “Bottle Cap Challenge”, ose në shqip “Sfida e tapës së shishes”. Me pak fjalë, për ju që ende nuk ju kanë rënë rastit të shihni video vërdallë, ata që e bëjnë këtë sfidë duhet të hapin tapën e një shisheje me anë të një goditje me këmbë, që mund të jetë një goditje taiwkando-je ose disi teknike. Dhe sigurisht që kjo sfidë ka vështirësitë e veta sepse nëse nuk zotëron asnjë lloj teknike në goditjen me këmbë, mund të përfundosh me shishe të thyer apo më keq akoma, me këmbë të dëmtuar.

Se si filloi sfida, nuk është shumë e qartë por dimë se një mësues karateje postoi video-n e “Bottle Tap Challenge” dhe nominoi aktorin Jason Statham për ta bërë. Ky i fundit e realizoi dhe e postoi në Instagram dhe brenda pak orësh u bë virale, me miliona shikime të marra. Që para 1 jave kur Jason postoi videon e tij:

Të famshmit kanë nominuar nëjri-tjetrin dhe secili po përpiqet që ta realizojë tani në mënyrën më origjinale, duke mos përdorur vetëm goditjen teknike me këmbë por dhe mënyra të tjera. Cilët janë personazhet më të famshëm që e kanë realizuar këtë sfidë dhe video-t më të bukura të “Bottle Cap Challenge”? Ja ku e keni një përmbledhje:

Një nga të parët që e bëri ishte këngëtari John Mayer:

 

View this post on Instagram

 

First @erlsn.acr did it. Then @blessedmma followed, and challenged me. I now challenge @jasonstatham. #bottlecapchallenge

A post shared by John Mayer 💎 (@johnmayer) on

Më pas, Connor McGregor, i cili përfshiu në goditje një lëvizje MMA-je:

 

View this post on Instagram

 

Excellent job @jasonstatham, I tip my cap to you. I’ll take it from here. I nominate Floyd Mayweather. @properwhiskey

A post shared by Conor McGregor Official (@thenotoriousmma) on

Sfida vazhdoi me regjizorin Guy Ritchie, i cili qenka më elastik se sa ta jep përshtypjen:

Zlatan Ibrahimovic u bashkua sigurisht:

 

View this post on Instagram

 

@sprakforalla (Zoran) You are welcome @paulpogba you are next #bottlecapchallenge

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic) on

Paul Pogba e çoi goditjen në një nivel tjetër, pasi hapi dy shishe:

Këngëtarja Ellie Goulding, u bë një nga pak femrat që është bërë pjesë e sfidës, por duhet thënë që e ka bërë më mirë se shumica e çunave:

Ryan Reynolds nuk e postoi në Instagram videon e tij, por në Youtube, sepse e bëri si një film të shkurtër, ku reklamoi dhe pijen e tij:

Mariah Carey nuk përdori as këmbë as duar por zërin e saj për ta bërë sfidën:

 

View this post on Instagram

 

Challenge accepted! #bottlecapchallenge

A post shared by Mariah Carey (@mariahcarey) on

Justin Bieber tregoi aftësitë atletike dhe përfitoi nga rasti t’i bënte dhe një “diss” Tom Cruise:

 

View this post on Instagram

 

I nominate Tom cruise and Hailey Bieber

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber) on

Ndërkohë bashkëshortja e tij, Hailey Bieber përdori ndihmën e një motori për ta realizuar:

 

View this post on Instagram

 

ok challenge accepted… I nominate @kendalljenner and @justineskye 🍾🍾

A post shared by Hailey Rhode Bieber (@haileybieber) on

Kendall Jenner, pasi u nomimua nga Hailey, përdori ndihmën e një motrri uji për ta bërë sfidën me spektakolare, dhe me një kolonë zanore:

 

View this post on Instagram

 

you asked for it @haileybieber …

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on

Dhe ndërkohë që numri i personazheve të famshëm që postojnë një video me “Bottle Cap Challenge” vazhdon të shtohet, përdoruesit e tjerë të rrjeteve sociale gjithashtu po e realizojnë gjithmonë e më shumë sfidën dhe hashtagu i saj është përdorur nga gati 200 mijë persona. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje