Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bllokohet Instagrami, çfarë po ndodh me rrjetin social më të përdorur?

Bllokohet Instagrami, çfarë po ndodh me rrjetin social më të përdorur?
November 20
19:21 2018

Facebook dhe Instagram kanë pësuar një bllokim dhe për shumë përdorues nuk funksionojnë. Shumë njerëz janë shprehur mbi këtë problematikë nëpër rrjetin social Twitter.

Sipas faqes “Downdetector”, që mat performancat e faqeve të famshme në internet, problemet kanë filluar rreth orës 1 të mesditës. 47% e përdoruesve nuk munden të hapin fare aplikacionin, 38% nuk mund të kenë akses në llogarinë e tyre, ndërkohë 13% kanë vetëm probleme në shpërndarjen e fotove.

Pas përgjigjes zyrtare të Facebook, përpara 2 orësh edhe Instagram ka dhënë një lajmërim nëpërmjet Twitter-it:

“E dimë që disa njerëz kanë probleme me përdorimin e Instagramit në këto momente. E dimë që është irrituese, dhe po punojmë të zgjidhim problemin sa më shpejt të jetë e mundur.”

Ndërkohë që ne shpresojmë të rregullohet sa më shpejt, disa njerëz e kanë parë si një “problem” pozitiv. Kështu mund të kalojmë të paktën disa orë larg rrjeteve sociale. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje