Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Birrë apo verë? Zbuloni se cila pije alkolike e bën të pashmangshëm “hangover”-in

Birrë apo verë? Zbuloni se cila pije alkolike e bën të pashmangshëm “hangover”-in
February 09
00:56 2019

Ekzistojnë disa legjenda urbane që thonë se nëse pini verë përpara se të konsumoni birrë do të ndiheni mirë, e nëse bëni të kundërtën, me siguri s’do ta mbani mend asgjë të nesërmen.

E pavarësisht se shumë prej nesh vazhdojnë ti përziejnë pijet alkoolike, me shpresën se nuk do të përjetojmë një “hangover”, një studim i ri e hedh poshtë të gjithë këtë. Kështu, 90 personave ju kërkua që të pijnë në dy javë duke e kombinuar alkoolin në mënyra të ndryshme, për të parë se si njerëzit e dehur ndihen, apo se si reagojnë të nesërmen në “hangover”.

Personave nga 19 deri në 40 vjeç, të ndarë në 3 grupe ju kërkua të pinin si më poshtë:

-Grupi i parë duhet të pinte 2 gota të mëdha me birrë të ndjekura nga 4 gota me verë.

-Grupi i dytë piu të njejtën sasi alkooli por në rradhë të ndryshme.

-Grupi i tretë piu vetëm birrë ose verë, të pakombinuara.

Pas një jave, ata e ndryshuan mënyrën e të pirit, pra bënë të kundërtën e javës së parë. Gjatë gjithë proçesit, njerëzit që u testuan u mbajtën nën kontroll mjekësor, dhe ju kërkua të gjykonin se sa të pirë ishin. U arrit në përfundimin se nuk kishtë rëndësi nëse pije birrën apo verën para: dhimbja e kokës, marrja e mëndjes dhe ndjenja e të përzierit ishin gjtihmonë prezente. E ndërkohë gjatë gjithë kohës së testimit u zbulua që nuk ishte e mundur që të parandaloje “hangoverin”, pavarësisht moshës, peshës trupore, historisë që keni me alkoolin dhe disa faktorë të tjerë. Një ndryshim të vogël pati mes sekseve, pasi femrat e përballonin të pirën më keq se meshkujt.

Prandaj nuk ka rëndësi çfarë alkooli konsumoni, në çfarë mënyre apo nëse merrni “masat” që e nesërmja të mos jetë “ një mëngjes lufte”. Nëse pini alkool pa limit dhe shpesh, verë ose birrë, do të ndiheni keq sidoqoftë. Kështu që përballojini pasojat ashtu si ju ka hije ose kaloni tek lëngu i portokallit. Gjithsesi ja ku i keni disa këshilla që ta përballoni “hangoverin”, me aq sa mundësi keni: Duhet të hidratoheni, të përdorni qetësues si paracetamoli, dhe ushqime që kanë sheqer. Gjithashtu duhet të mos pini me stomakun bosh, ti evitoni pijet me ngjyrë, sidomos nëse jeni të ndjeshëm ndaj tyre, të pini sa më shumë ujë ose pije pa gaz. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje