Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Betejat emocionale të të qenit një mama beqare

Betejat emocionale të të qenit një mama beqare
November 03
19:49 2016

Ka shumë gjëra që mund të jenë shumë të vështira për një mama beqare. Kjo nuk është diçka e re. Një nga vështirësitë më të mëdha është pavarësia ekonomike dhe mbështetja që mungon prej shoqërisë kur ke një status të tillë. Por përveç tyre, një pjesë shumë e vështirë e të qenit mama janë betejat në kokën tuaj që duhet të zgjidhni medoemos. Ja se cilat janë disa prej tyre:

  • Të pranosh se shoqëria nuk të përshtatet

Të këndosh një këngë solo kur në fakt kënga është krijuar për një duet. Më saktë, të jetosh e vetme në një shoqëri që ka krijuar gjithë organizmat për të përballuar jetën në çift. Një tmerr apo jo? Sidomos kur pjesë e jetës tënde është edhe një fëmijë. Të duhet t’i mësosh fëmijës që në moshë të vogël se qenia çift nuk është një domosdoshmëri ndërkohë që të gjitha librat për fëmijë manifestojnë harmoninë e një shtëpie kur babai kthehet nga puna. Mund ta imagjinoni se çfarë ndodh në emocionet e një nëne beqare kur fëmijës i duhet të ballafaqohet me këtë realitet!

  • T’i bësh të tjerët të besojnë se edhe e vetme ti mundesh

Kjo betejë nis që në momentin që fëmija juaj dëshiron të ftojë një tjetër fëmijë në shtëpi. Shumica e prindërve i ndalojnë sepse fëmija juaj ka një prind, ka një mama beqare në shtëpi, çka e përkthejnë në mjedis jo të favorshëm për të lejuar që fëmijët e tyre të qëndrojnë për disa orë. Dhe nuk mbaron me kaq. Mjafton që fëmija juaj të shkojë një ditë pa detyra në shkollë dhe mësuesja menjëherë do ta lidhë këtë fakt me statusin tuaj si një mama beqare, çka përkthehet në të papërgjegjshme. Gjërat në fakt nuk janë aspak kështu dhe t’i bësh të tjerët ta kuptojnë se ju në fakt edhe e vetme mund t’ia dilni, është më tepër betejë emocionale.

  • Mungesa e pavarësisë

Në fakt, të gjithë kanë mendimin se një mama beqare është shumë  e pavarur, ndërkohë që harrojnë se një mama beqare duhet të kryejë të gjitha funksionet e vetme dhe nuk ka aspak kohë për veten e saj, jo derisa fëmijët rriten dhe krijojnë një jetë të pavarur.

  • Të largohesh nga ideja e familjes

Duke qenë se familja tradicionale është ajo që manifestohet më shumë si ide, sigurisht që edhe për ju si nëna beqare do të jetë shumë e vështirë që të mësoheni me faktin se kjo familje tradicionale ndonjëherë është e vështirë të ekzistojë.

Komento
Shperndaje