Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëni dush në një kohë rekord? Shkencëtarët kanë një lajm për ju!

Bëni dush në një kohë rekord? Shkencëtarët kanë një lajm për ju!
July 25
13:49 2016

Ndiheni sikur jeni djersitur dhe menjëherë bëni një dush? Shumë mirë deri këtu. Dushi zgjat vetëm 5 minuta? Po edhe kjo u ndodh disave!

Shkencëtarët besojnë se njerëzit të cilët lahen shumë shpejt dhe nuk e përdorin dushin si një vend ku mund të kritikojnë veten, të imagjinojnë të ardhmen apo të thurin plane, janë më të lumtur me jetët e tyre. Sipas tyre, sa më e gjatë të jetë koha që qëndroni në dush, aq më të vetmuar dhe të palumtur ndiheni.

Psikologu John Bargh e lidh këtë fenomen mes ngrohtësisë fizike dhe shpirtërore. “Sa më të vetmuar të ndihen njerëzit, aq më tepër dushe të gjata zhvillojnë dhe aq më i nxehtë është uji që përdorin për t’u larë”, – ka thënë ai. Ai gjithashtu mendon se zbrazëtia që ndiejnë në realitet kompensohet me ngrohtësinë e ujit.

Nëse jeni nga ata persona që bëjnë dushe të shpejta dhe gjatë atyre pak minutave ju pëlqen të këndoni. atëherë ka shanse që ju të ndiheni më të dashuruar, të vlerësuar dhe të pëlqyeshëm nga të tjerët. /Blitz.al/

Shperndaje