Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bëjani partnerit patjetër këto pyetje përpara se të martoheni. Nëse ai nuk përgjigjet, largohuni!

Bëjani partnerit patjetër këto pyetje përpara se të martoheni. Nëse ai nuk përgjigjet, largohuni!
September 15
14:50 2016

Nëse jeni duke përjetuar një marrëdhënie të bukur dashurie dhe po planifikoni që partneri juaj të jetë mashkulli me të cilin do të martoheni, është mirë që paraprakisht të siguroheni që edhe ai ka të njëjtat plane si ju. Në këto raste është shumë e rëndësishme që  t’i bëni disa pyetje partnerit tuaj dhe në rast se ai nuk ju kthen përgjigje apo e vini re që kjo e fundit është e mangët, atëherë duhet të largoheni sepse lidhja nuk do të jetë një nga ato rastet ku do të thuhet: “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë…”

Më poshtë  janë pyetjet që duhet t’i bëni:

  1. Çfarë pëlqen më shumë te të jetuarit bashkë? (Do të vini re se ç’do të thotë për të të jetoni bashkë dhe të kaloni po bashkë pjesën më të madhe të kohës.)
  2. Çfarë pjesë e marrëdhënies tonë të jep lumturi? (Do të vini re se si ai ndihet në lidhjen tuaj dhe do të kuptoni nëse ju shikon si pjesë të rëndësishme të jetës).
  3. Për çfarë po kursen para? (Në vend që ta pyesni për marrëdhënien e tij me paratë, pyeteni për kursimet. Do të vini re nëse harxhon shumë para në mënyrë të shkujdesur apo do të arrijë të menaxhojë ekonominë e familjes.)
  4. Çfarë mendon për besimet tona fetare? (Edhe nëse besoni në të njëjtën fe, edhe nëse keni besime të ndryshme, ky është një diskutim që duhet bërë patjetër pasi mund të shkaktojë debate të forta në të ardhmen.)
  5. Ku do t’i kaloje Krishtlindjet? (Nëse kuptoni që ai ka dëshirë të kalojë festa të rëndësishme me familjen, kjo është një gjë shumë e mirë)
  6. Çfarë roli do të luajnë fëmijët në jetën tënde? (Mos harroni që kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme në një familje dhe do të kontribuojë shumë edhe në marrëdhënien tuaj në çift.)
  7. Cilat janë dëshirat e tua seksuale? (Seksi është një nga temat më të rëndësishme, sidomos nëse flitet në terma afatgjatë.)
  8. Çfarë bën kur je me shumë nerva? (Kuptoni se si do të menaxhojë nervat dhe si do të sillet me ju në këto raste.)
  9. Si është marrëdhënia jote me motrën dhe mamanë? (Do të kuptoni se çfarë mendimi ka ai për femrën në përgjithësi.)
  10. A je i gatshëm ta ruash privatësinë? (Mund të kuptoni nëse do të keni një marrëdhënie ku do ta respektoni individualitetin e njëri-tjetrit.)

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje